
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
E rëndësishme Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot,
dhe pajisja është vendosur në temperaturën më të
ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke
shkaktuar formimin e ngricës në murin e pasmë.
Në këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të
lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
reduktimin e konsumit të energjisë.
Përdorimi I përditshëm
Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm me
kanale (të rregullueshme nëpërmjet një leve
rrëshqitëse), i cili mundëson rregullimin e
temperaturës në sirtarin(-ët) e zarzavateve.
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të ushqimit tek
dhomëzat e frutave dhe zarzavateve ruhet për një
kohë më të gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak përmbajtje
lagështie në dhomëzat e frutave dhe zarzavateve.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e
saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
autorizuar.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë
kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë lëndën
plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye,
këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng
larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
4 electrolux
Comentários a estes Manuais