
• Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e
ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund
të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
• Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën
e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
• Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike
të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të
ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e
ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza. Nëse nuk
e arrini dot spinën kryesore, shkëpusni energjinë
elektrike.
• Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë,
pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë
aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të një
produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
• Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse
është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit.
Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të
mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e
dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e
mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në
këtë rast, ruajeni paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën katër
orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit
të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të
shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për
instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të
nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve
apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
•
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
2)
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një
Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen
përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të
dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e
ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk
duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të
ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me
rregullat e zbatueshme të vendosura nga
autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në
njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë
të riciklueshme.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim
orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet
duke mbajtur parasysh se temperatura brenda në
pajisje varet nga:
• temperatura e dhomës
2) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
electrolux 3
Comentários a estes Manuais