
Mund ta anuloni ose ta
ndryshoni vendosjen e Delay
Start përpara se të shtypni
butonin Start/Pause. Pasi të
shtypni butonin Start/Pause
mund të anuloni vetëm
opsionin Delay Start.
Për të anuluar Delay Start:
a. Shtypni butonin Start/Pause për
të vendosur pajisjen në pauzë.
Treguesi përkatës pulson.
b. Shtypni butonin Delay Start
derisa ekrani të tregojë .
Shtypni sërish butonin Start/
Pause për të filluar menjëherë
programin.
Delay Start nuk
mund të zgjidhet me
programin e
shkarkimit.
10.6 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni butonin Start/Pause.
• Treguesi i gjelbër Start/Pause
ndalon së pulsuari dhe qëndron i
ndezur.
• Programi fillon, dera bllokohet,
treguesi
ndizet dhe qëndron
ndezur në ekran.
• Në ekran pulson vetëm treguesi i
fazës në përdorim. Vlera e kohës
së programit pakësohet me hapa
prej një minute.
Pompa e shkarkimit mund të
funksionojë për një kohë të
shkurtër në fillim të ciklit të
larjes.
10.7 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i opsioneve
Mund të ndryshoni vetëm disa opsione
para se programi t’i kryejë ato.
1. Shtypni butonin Start/Pause për të
ndërprerë programin që është në
punë.
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndryshoni opsionet (nëse dëshironi
të ndryshoni opsionin Time Manager,
duhet të anuloni programin që është
në punë dhe të bëni sërish
përzgjedhjen).
3. Shtypni butonin Start/Pause sërish.
Programi vazhdon.
10.8 Anulimi i një programi në
funksionim
1. Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin për të anuluar
programin. Pajisja është e
çaktivizuar.
2. Tani, ju mund të vendosni një
program të ri larjeje dhe opsionet e
disponueshme.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent; nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.9 Hapja e derës
Kur një program është në punë ose gjatë
Delay Start, dera e pajisjes është e
bllokuar. Treguesi
ndizet.
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
lartë dhe kazani vazhdon të
rrotullohet, dera nuk mund të
hapet.
Për ta hapur derën gjatë minutave të
para të ciklit ose kur të jetë në punë
Delay Start:
1. Shtypni butonin Start/Pause për ta
vënë pajisjen në pauzë.
2. Prisni derisa treguesi të fiket.
3. Ju mund ta hapni derën.
4. Mbyllni derën dhe shtypni butonin
Start/Pause përsëri.
Vazhdon programi (ose Delay Start).
www.electrolux.com16
Comentários a estes Manuais