
KUJDES!
Sigurohuni që të mos
mbeten rroba ndërmjet
guarnicionit dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes
së ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
10.2 Përdorimi i detergjenteve
dhe aditivëve
1. Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave.
2. Mbylleni me kujdes sirtarin e
detergjentit
10.3 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjente
specifikë për lavatriçe.
Gjithmonë zbatoni
udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
Kutia e detergjentit për fazën e
paralarjes.
Kutia e detergjentit për fazën e
larjes.
Dhomëza për solucionet shtesë
në trajtë të lëngët (zbutësi i
rrobave, ngrirësit).
10.4 Ndezja e pajisjes dhe
vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit për të
ndezur pajisjen dhe për të vendosur
programin e kërkuar:
• Ekrani tregon nivelin e
parazgjedhur të temperaturës dhe
centrifugimit, nivelin e
parazgjedhur të Time Manager,
kohëzgjatjen e programit dhe
treguesit e fazave të programit të
programit të përzgjedhur.
• Treguesi i butonit Start/Pause
pulson në të gjelbër.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, nivelin e ndotjes,
kohëzgjatjen e ciklit ose shtoni
funksionet e disponueshme. Kur e
aktivizoni një opsion, treguesi
përkatës shfaqet në ekran.
Nëse vendosni diçka që nuk
është e përputhshme me
programin e përzgjedhur,
ekrani shfaq mesazhin
. Treguesi i butonit
Start/Pause pulson me
ngjyrë të kuqe 3 herë.
10.5 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni butonin Delay Start në
mënyrë të përsëritur derisa ekrani të
shfaqë kohën e vonesës që dëshironi
të vendosni. Treguesi përkatës
ndriçon.
Vlera e zgjedhur e shtyrjes së programit
(deri në 20 orë) do të shfaqet në ekran
për pak sekonda e më pas do të shfaqet
sërish kohëzgjatja e programit.
2. Shtypni butonin Start/Pause.
• Dera është bllokuar dhe treguesi
është ndezur.
• Pajisja fillon numërimin mbrapsht.
• Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi fillon
automatikisht.
SHQIP 15
Comentários a estes Manuais