
Detergjentet dhe produktet
suplementare
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu
edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe përdorimi
i saktë i sasive, për të shmangur
shpërdorimin dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht,
detergjentet përmbajnë substanca, të cilat
në sasi të mëdha mund të çrregullojnë
ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm varet
edhe nga lloji i teshave (delikate, të leshta, të
pambukta, etj.), nga ngjyra, nga temperatura
e larjes si dhe nga shkalla e ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në
treg për larjen në lavatriçe, mund të përdoren
në këtë pajisje:
• detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha
llojet e teshave
• detergjentet në trajtë pluhuri për teshat
delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
• detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht
për programe me temperatura të ulëta
(60°C maksimumi) për të gjitha llojet e
teshave, ose të posaçme vetëm për të
leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar
duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme
të sirtarit, përpara se të filloni programin e
larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet të
përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi
që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit .
Sasia e detergjentit që duhet përdorur
Lloji dhe sasia e detergjentit varen edhe nga
lloji i teshave, sasia e ngarkesës, nga shkalla
e ndotjes së teshave si dhe nga fortësia e ujit
të përdorur.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë që duhet të përdorni.
Përdorni më pak detergjent, nëse:
• po lani një sasi të vogël teshash
• teshat nuk janë shumë të ndotura
• formohet shumë shkumë gjatë larjes.
Shkallët e fortësisë së ujit
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie.
Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj
mund të merrni pranë kompanisë së
ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale.
Nëse shkalla e fortësisë së ujit është
mesatare ose e lartë ne u sugjerojmë të
shtoni zbutës uji duke ndjekur gjithmonë
udhëzimet e prodhuesit. Kur shkalla e
fortësisë është e butë, rirregulloni sasinë e
detergjentit.
Programet e larjes
Programi
Temperatura maksimale dhe minimale
Përshkrimi i ciklit
Shpejtësia maksimale e rrotullimit
Ngarkesa maksimale e rrobave
Lloji i rrobave
Opsionet
Dhomëza e
detergjentit
TË PAMBUKTAT
95°-60°
Larje kryesore – Shpëlarje
Shtrydhje e gjatë me shpejtësi maksimale rrotullimi
(800/1000/1200 rpm në vartësi të modelit)
Ngarkesa maks. 6 kg – Ngarkesa e reduktuar 3 kg
Për të pambuktat e bardha dhe ato me ngjyra (rroba me
ndotje të madhe dhe normale).
SHTRYDHJA
CIKLI I NATËS
SHPËLARJE ME
PUSHIM
PARALARJA
TË PËRDITSHMET
SHUMË E
SHPEJTË
1)
SHPËLARJE
SHTESË
2)
electrolux 11
Comentários a estes Manuais