
3. Zvogëloni shpejtësinë e rrotullimeve nëse
është nevoja, duke shtypur butonin
përkatës.
4.
Shtypni butonin 5 .
Në përfundim të programit, drita treguese
7.2 fiket për të treguar se dera tani mund të
hapet. Rrotulloni çelësin përzgjedhës të
programit tek pozicioni
për të fikur
pajisjen.
Nxirrni teshat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur për
të shmangur formimin e mykut erërave të
pakëndshme.
Pezullimi : pasi programi të ketë
përfunduar pas pak minutash, do të
aktivizohet sistemi i kursimit të energjisë.
Duke shtypur çdo lloj butoni, pajisja do
të dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Klasifikimi i teshave.
Ndiqni simbolet e kodeve të larjes mbi
etiketat e teshave si dhe udhëzimet e
prodhuesit për larjen. Klasifikojini teshat si më
poshtë: të bardha, me ngjyra, sintetike,
delikate, të leshta.
Përpara se të fusni brenda teshat
Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe ato
me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund të
humbasin "bardhësinë" gjatë larjes.
Teshat e reja me ngjyra mund të zbehen gjatë
larjes së parë; për këtë arsye ato duhen larë
veç e veç herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët,
tokëzat dhe sustat. Lidhni mirë fjongot dhe
shiritat e gjatë.
Njollat e vështira hiqini përpara se t'i lani në
lavatriçe.
Fërkojini zonat e ndotura shumë me një
detergjent të veçantë ose pastë detergjenti.
Trajtojini perdet me një kujdes të veçantë.
Hiqini tokëzat ose futini në një qeskë apo
rrjetë.
Heqja e njollave
Njollat kokëforta mund të mos hiqen thjesht
me ujë dhe detergjent. Për këtë arsye, është
e këshillueshme t'i trajtoni ato paraprakisht
përpara larjes në lavatriçe.
Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të
ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën në
ujë me detergjent të posaçem më pas
fërkojini me ujin me sapun.
Bojëra vaji: njomini me heqës njollash me
bazë benzine, vendoseni teshën mbi një
copë të butë dhe lyejeni njollën; trajtojeni disa
herë.
Njolla yndyre të thara: njomini me heqën
terpentinë, vendoseni teshën mbi një
sipërfaqe të butë dhe lyejeni njollën me majat
e gishtërinjve dhe një copë pambuku;
Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të
nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i
përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e
ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi
struktura celuloze do të jetë dëmtuar tashmë
dhe në copë mund të krijohet një vrimë.
Njolla balte: trajtojini me zbardhues,
shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me
zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk):
njomeni me aceton
1)
, vendoseni teshën mbi
një leckë të butë dhe lyejeni bojën.
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër,
më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent,
shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose
citrik, e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo shenjë
të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës,
lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më
pas me acid acetik; trajtojini çdo shenja të
mbetura mbi teshat e bardha, me zbardhues
dhe më pas shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës
njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më pas
fërkojeni me pastë detergjente.
1) mos përdorni aceton mbi teshat prej mëndafshi artificial
10 electrolux
Comentários a estes Manuais