Electrolux ESL46010 Manual do Utilizador Página 7

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 80
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 6
5. Mbyllni derën.
Rregullimi elektronik
Enëlarësja është paravendosur nga
fabrika në nivelin 5.
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat B dhe
C derisa dritat treguese të butonave të
funksionit A , B, dhe C të fillojnë të
pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit A.
Dritat treguese për butonat e funksionit
B dhe C fiken.
Drita treguese për butonin e funksionit
A vazhdon të pulsojë.
Në ekranin dixhital shfaqet niveli aktual.
Mund të dëgjoni një sinjal akustik.
Shembull: në ekranin dixhital shfaqen
/ 5 sinjale akustike me ndërprerje =
niveli 5.
6. Shtypni butonin e funksionit A një herë
për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me nga
një hap.
7. Shtypni butonin On/Off për të ruajtur
procesin.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm kripë për
enëlarëse. Kripërat që nuk janë të
posaçme për enëlarëse dëmtojnë
zbutësin e ujit.
Kujdes Kokrrizat e kripës dhe uji i kripur
në fund të pajisjes mund të shkaktojnë
gërryerje. Mbusheni pajisjen me kripë
përpara së të startoni një program larjeje
për të shmangur gërryerjen.
Ndiqni këta hapa për të mbushur kutinë
e kripës:
1. Rrotulloni kapakun në drejtim kundër-
orar për të hapur kutinë e kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm gjatë procesit të parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth kutisë së
kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar për
të mbyllur kutinë e kripës.
Është normale që uji të derdhet nga kutia
e kripës kur shtoni në të kripën.
Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në
nivelin 1, drita treguese e kripës nuk qëndron
e ndezur.
electrolux 7
Vista de página 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 79 80

Comentários a estes Manuais

Sem comentários