
Për të aktivizuar/çaktivizuar mbajtësen e
shpëlarësit:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e
vendosjes.
3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksioneve B dhe C.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve A, B dhe C vazhdojnë të
pulsojnë.
4. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C.
5. Shtypni butonin e funksionit B.
– Dritat treguese për butonat e
funksioneve A dhe C fiken.
– Drita treguese për butonin e funksionit
B vazhdon të pulsojë.
– Në ekranin dixhital do të shfaqet
përzgjedhja.
Foleja e shpëlarësit e
çaktivizuar
Foleja e shpëlarësit e
aktivizuar
6. Shtypni përsëri butonin e funksionit B.
– Ekrani dixhital do të tregojë
përzgjedhjen e re.
7. Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin.
Për të përdorur sërish detergjent normal:
1. Çaktivizoni funksionin multitab.
2. Mbusheni kutinë e kripës dhe folenë
e shpëlarësit.
3. Rregulloni përzgjedhjen e fortësisë
së ujit në nivelin më të lartë.
4. Kryeni një program larjeje pa enë
brenda.
5. Rregulloni përzgjedhjen e zbutësit të
ujit sipas fortësisë së ujit në zonën
tuaj.
6. Rregulloni dozimin e shpëlarësit.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
Vendosni programin e larjes me derën
pak të hapur. Programi i larjes starton
vetëm pasi të mbyllni derën. Deri në atë
moment, është e mundur të ndryshoni
përzgjedhjet.
Ndiqni këta hapa për të vendosur dhe
startuar një program larjeje:
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Shtypni një nga butonat e programeve.
Referojuni kapitullit 'Programet e larjes'.
– Drita treguese e programit do të ndizet.
– Ekrani dixhital tregon kohëzgjatjen e
programit.
4. Mbyllni derën.
– Programi i larjes fillon.
Ndërsa programi i larjes është në
proces, nuk mund ta ndryshoni
programin. Anuloni programin e larjes.
Paralajmërim Ndërpriteni ose anulojeni
një program larjeje vetëm nëse është e
nevojshme.
Kujdes Hapeni derën me kujdes. Që
andej mund të dalë avull i nxehtë.
Ndërprisni një program të larjes
Hapni derën.
• Programi ndalon.
Mbyllni derën.
• Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Anulimi i një programi larjeje.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
funksionit B dhe C derisa të gjitha dritat e
programeve të ndizen.
2. Lëshojini butonat e funksionit B dhe C për
të anuluar programin e larjes.
Në këtë moment mund të ndiqni këta hapa:
1. Fikni pajisjen.
2. Vendosni një program larjeje.
Mbushi folenë e detergjentit me detergjent
përpara së të vendosni një program të ri
larjeje.
Vendosja dhe startimi i një programi
larjeje me shtyrje të programit
1. Ndizni pajisjen.
2. Sigurohuni që pajisja të jetë në
modalitetin e përzgjedhjes.
3. Vendosni një program larjeje.
4. Shtypni butonin e shtyrjes së programit
derisa në ekranin dixhital të shfaqet
shtyrja e nevojshme e programi të larjes.
electrolux 13
Comentários a estes Manuais