
44 electrolux pastrimi dhe kujdesi
Pastrimi pirolitik
Paralajmërim: Furra bëhet shumë e
nxehtë gjatë këtij procesi. Mbajini
larg me çdo kusht fëmijët e vegjël.
Kujdes! Para kryerjes së pirolizës
duhet të hiqen nga furra të gjitha
pjesët e çmontueshme, duke
përfshirë edhe kangjellat.
Në qoftë se i përdorni pjesët shtesë
të disponueshme për pjekjen, ato
duhet të hiqen para pirolizës.
Në treguesin e orës shfaqet ’C1’ në
qoftë se pjesët shtesë për pjekjen
ose kangjellat janë ende brenda.
Në këtë rast, procesi i pirolizës nuk
fillon për shkak të fikjes së sigurisë
për mbrojtjen e kangjellave ose të
pjesëve shtesë të pjekjes.
Kryerja e pirolizës
1. Hiqini më parë me dorë papastërtitë
e mëdha.
2. Vendoseni çelësin e funksioneve të
furrës në pozicionin Piroliza .
– Në tregues shfaqet “Pyr 1“.
3. Shtypni butonin Kohëzgjatja e
pirolizës .
Pas kësaj fillon procesi i pastrimit
pirolitik.
Funksioni Ndriçim është jashtë
funksioni.
Kur furra arrin në një temperaturë të
paracaktuar, dera bllokohet.
Shiritat e treguesit të temperaturës
ndriçojnë derisa dera të jetë
zhbllokuar sërish.
Ndërrimi i kohëzgjatjes së pirolizës
1. Procesi siç u përshkrua në
paragrafin e pirolizës.
2. Gjatë kohës që Kohëzgjatja
vezullon, me anë të butonit
Kohëzgjatja e pirolizës zgjidhni
kohëzgjatjen e dëshiruar të procesit
të pirolizës:
Butoni
Kohëzgjatja e pirolizës i
shtypur 1 herë
= “Pyr 1“ ose
butoni Kohëzgjatja e pirolizës 2
herë i shtypur
= “Pyr 2“.
Pas kësaj fillon procesi i pastrimit
pirolitik.
Nëse Kohëzgjatja nuk vezullon
më, shtypni përsëri
butonin Zgjedhja dhe më pas
vendosni përcaktimin.
Ndërrimi i kohës së fikjes së
pirolizës
Koha e fikjes së funksionit të pirolizës
mund të ndërrohet me anë të funksionit
të orës Mbarimi (brenda 2 Min. pas
përcaktimit të pirolizës).
Përcaktimi i llojit të pirolizës:
– “Pyr 1“ - 3:15 = proces pirolize i
gjatë: për ndotje të madhe.
– “Pyr 2“ - 2:15 = proces pirolize i
shkurtër: për ndotje të vogël.
Comentários a estes Manuais