
10 www.electrolux.com
THARËSI I AJRIT PUNON,
POR DHOMA NUK
ËSHTË MJAFTUESHËM
E THATË
Cilësimi i lagështisë është shumë i lartë. Shtypni
butonin LAGËSHTI ose rrotulloni çelësin në një cilësim
më të ulët ose zgjidhni VAZHDUESHËM për thatësi
maksimale.
Tharësi i ajrit është instaluar ose ndezur përsëri së
fundmi. Sa më e lartë lagështia në ajër, aq më shumë
kohë duhet që të thahet ajri i dhomës.
Tharësi i ajrit nuk ka mjaftueshëm hapësirë për të
punuar. Qarkullimi i ajrit në grilën e përparme është i
bllokuar. Shihni "Zgjedhja e një vendi".
Temperatura e dhomës është shumë e ulët. Njësia
nuk do të punojë mirë nëse temperatura e dhomës
është nën 5°C (41°F). Shihni "Kushtet e përdorimit".
Referojuni shkaqeve nën THARËSI I AJRIT PUNON
SHUMË.
NË SPIRALET MBI KOVË
SHFAQET AKULL
Tharësi i ajrit është ndezur së fundmi. Kjo është
normale për shkak të gazit ftohës që vërshon nëpër
spirale. Akulli zakonisht zhduket pas 60 minutash.
Temperatura e dhomës është shumë e ulët. Të gjithë
modelet punojnë mirë në temperatura më të larta
sesa 5°C (41°F).
ZHURMË NGA
VENTILATORI
Ajri lëviz nëpërmjet tharësit. Ky është tingull normal.
Simboli
mbi produkt ose mbi
paketimin e tij, tregon se ky produkt
nuk duhet të trajtohet si mbeturinë
shtëpiake. Përkundrazi, ai duhet të
dorëzohet në një pikë grumbullimi të
përshtatshme për riciklimin e pajisjeve
elektrike dhe elektronike. Duke u
siguruar se ky produkt mënjanohet
në mënyrën e duhur, ju ndihmoni
në shmangien e pasojave negative
të mundshme për ambientin dhe
shëndetin e njeriut, që përndryshe do të
shkaktohej nga trajtimi i papërshtatshëm
i këtij produkti. Për informacione më të
detajuara rreth riciklimit të këtij produkti,
lutemi kontaktoni zyrën tuaj lokale të
bashkisë, shërbimin e mbeturinave
shtëpiake ose dyqanin ku keni blerë
produktin.
Paralajmërim! KY PRODUKT
PËRMBAN GAZ FTOHËS
EKOLOGJIK R 134A ME O.D.P.
= 0 (POTENCIAL PËR HOLLIM
TË SHTRESËS SË OZONIT) NË
FUND TË AFATIT TË SHËRBIMIT,
AI DUHET TË DORËZOHET
NË PIKAT E VEÇANTA TË
GRUMBULLIMIT. KËRKONI
INFORMACION NGA SHËRBIMI I
BASHKISË SUAJ PËR HEDHJEN
E MBETURINAVE. Mos e nxirrni
R-134A në atmosferë: R-134A
është një gaz serrë i pajisur me
fluor, i mbuluar nga Protokolli i
Kiotos, me Potencial për Ngrohje
Globale (GWP) = 1300.
ÇËSHTJE QË LIDHEN ME MJEDISIN
Comentários a estes Manuais