
Përdorimi I detergjentit
Përdorni vetëm detergjent (pudër, lëng
ose tableta) që përdoren për larëset e
enëve.
Ndiqni të dhënat në paketim:
• dozimi i rekomanduar nga prodhuesi.
• rekomandimet e ruajtjes.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Kjo ndihmon në
uljen e ndotjes.
Ndiqni këta hapa për të mbushur folenë e
detergjentit:
1. Hapni kapakun e folesë së detergjentit.
2. Mbusheni folenë e detergjentit ( A) me
detergjent. Shenja tregon dozimin:
20 = përafërsisht 20 g detergjent
30 = përafërsisht 30 g detergjent.
3. Nëse përdorni një program larjeje me
fazën e paralarjes, hidhni më shumë
detergjent në folenë e detergjentit për
paralarjen ( B).
A
B
4. Nëse përdorni tableta detergjente,
vendoseni tabletën detergjente në folenë
e detergjentit ( A).
5. Mbyllni kapakun e folesë së detergjentit.
Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
në pozicion.
Përdorimi i tabletave të detergjentit
Vendoseni tabletën e detergjentit në folenë e
detergjentit ( A).
Tabletat e detergjentit përmbajnë:
• detergjent
• shpëlarës
• agjentë të tjerë pastrimi.
Bëni këto hapa për të përdorur tabletat e
detergjentit:
1. Sigurohuni që tabletat e detergjentit të
jenë të përdorshme për fortësinë e ujit
tuaj. Referojuni udhëzimeve nga
prodhuesi.
2. Vendosni nivelet më të ulëta të fortësisë
së ujit dhe dozimit të shpëlarësit.
Nuk është e domosdoshme të mbushni
mbajtësin e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
Ndiqni këto hapa kur rezultatet e tharjes
nuk janë të kënaqshme:
1. Mbushni folenë e shpëlarësit me
shpëlarës.
2. Të vendosni dozimin e shpëlarësit në
pozicionin 2.
Bëjini këto hapa për të përdorur përsëri
pluhurin e detergjentit:
1. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e
shpëlarësit.
10 electrolux
Comentários a estes Manuais