
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose
dëmtimi të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Mos lini të grumbullohen në
guarnicionin e derës mbeturina
ushqimi apo mbetje ilaçi pastrues.
• Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në
pajisje mund të shkaktojnë zjarr dhe
qark elektrik kur vihet në përdorim
funksioni i mikrovalës.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale të
ashpra pastruese, tretës ose objekte
metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
2.5 Hedhja e pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje ose
mbytjeje.
• Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
• Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme
1
Llamba
2
Sistemi i kyçjes së sigurisë
3
Ekrani
4
Paneli i kontrollit
5
Hapësja e derës
6
Kapaku i strukturës së valëve
7
Boshti i pllakës së rrotullueshme
SHQIP 7
Comentários a estes Manuais