
10.1 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
• Furra juaj e re mund të pjekë apo skuqë
ndryshe në krahasim me pajisjen tuaj të
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohët e
gatimit) dhe nivelet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
• Me kohë më të gjata gatimi, furra mund
të fiket rreth 10 minuta përpara
përfundimit të kohës së pjekjes, për të
përdorur nxehtësinë e mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tava
në furrë mund të deformohet gjatë
pjekjes. Kur tava ftohet përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni tabelat e pjekjes
• Rekomandojmë që në fillim të përdorni
temperaturë më të ulët.
• Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
• Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
• Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
10.2 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Keku nuk është pjekur sa
duhet nga poshtë.
Pozicion i gabuar i raftit.
Vendoseni kekun më
poshtë.
Keku fundoset (mbetet i
qullët, me gunga, i
ngjitshëm).
Temperatura e furrës
është tepër e lartë.
Herën tjetër kur të piqni,
vendoseni një
temperaturë pak më të
ulët në furrë.
Keku fundoset (mbetet i
qullët, me gunga, i
ngjitshëm).
Koha e pjekjes është
tepër e shkurtër.
Vendosni një kohë
pjekjeje më të gjatë.
Kohëzgjatjet e gatimit
nuk shkurtohen dot me
anë të një temperature
më të lartë pjekjeje.
Keku fundoset (mbetet i
qullët, me gunga, i
ngjitshëm).
Në brumë ka shumë lëng.
Përdorni më pak lëng.
Kini parasysh kohët e
përzierjes, sidomos nëse
përdorni makineri për
ëmbëlsira.
Keku është tepër i thatë.
Temperatura e furrës
është tepër e ulët.
Herën tjetër kur të piqni,
vendoseni një
temperaturë pak më të
lartë në furrë.
Keku është tepër i thatë.
Koha e pjekjes është
tepër e gjatë.
Herën tjetër kur të piqni,
vendoseni një kohë pak
më të shkurtër pjekjeje.
Ëmbëlsira skuqet në
mënyrë të çrregullt.
Temperatura e pjekjes
është tepër e lartë dhe
koha e pjekjes tepër e
shkurtër.
Vendosni një temperaturë
furre më të ulët dhe
zgjasni kohën e pjekjes.
20
www.electrolux.com
Comentários a estes Manuais