
8.2 Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Drita
Për të aktivizuar llambën e furrës pa një funksion
gatimi.
Ventilator i plotë
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të
njëjtën temperaturë gatimi, duke përdorur më
shumë se një raft, pa përzierjen e erërave.
Vendoseni temperaturën e furrës 20 - 40 °C më
të ulët se për Gatim tradicional.
Gatim tradicional
Për të pjekur dhe skuqur në një nivel të furrës.
Elementët e nxehjes poshtë dhe lart vihen në
punë njëkohësisht.
Pjekja në skarë
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta në
qendër të raftit. Për të thekur.
Skarë turbo
Për gatimin e copave të mëdha të mishit.
Elementi i skarës dhe ventilatori i furrës punojnë
njëri pas tjetrit, duke qarkulluar ajër të nxehtë
rreth e qark ushqimit.
Cilësimi për pica
Për të bërë pica, quiche ose kek. Vendoseni
temperaturën e furrës 20 - 40 °C më të ulët se
për Gatim tradicional.
Skarë e shpejtë
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta në
sasi të mëdha. Për të thekur. Vihet në punë
elementi i skarës së plotë.
Nxehtësia e
poshtme
Për pjekjen e kekëve me bazë krokante ose të
thekur. Vihet në punë vetëm elementi i poshtëm
i nxehjes.
Mbaj ngrohtë Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Shkrirja
Për të shkrirë ushqimet e ngrira. E përshtatshme
për të shkrirë ushqime delikate, p.sh. biskota të
mbushura me krem, kasata, gurabije, bukë dhe
ushqime të tjera me brumë me maja.
Tharja
Për të tharë fruta të prera në feta (p.sh. mollë,
kumbulla, pjeshkë) dhe perime (p.sh. domate,
kunguj, kërpudha).
Pastrimi pirolitik
Për të pastruar furrën. Temperatura e lartë djeg
papastërtitë e mbetura. Më pas këto mund t'i
hiqni me një copë pëlhure kur pajisja të ftohet.
16
www.electrolux.com
Comentários a estes Manuais