Electrolux EWTS10620W Manual do Utilizador Página 11

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 68
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 10
Ambienti
Hedhja e pajisjes
Gjithë materialet që përmbajnë simbolin
janë të riciklueshme. Hidhini ato në një vend-
grumbullimi plehrash (pyesni pranë autoriteteve
lokale) për grumbullimin dhe riciklimin. Kur e hidhni
pajisjen, hiqni gjithë pjesët që mund të jenë të
rrezikshme për të tjerët: prisni kabllon e ushqimit
me energji elektrike nga bazamenti i pajisjes.
Simboli
mbi produkt ose mbi ambalazhin e tij,
tregon se ky produkt nuk duhet të trajtohet si
mbeturinë e zakonshme shtëpiake. Në vend të
kësaj ajo duhet të dorëzohet në një pikë
grumbullimi për riciklimin e pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Duke u siguruar se ky produkt
mënjanohet në mënyrën e duhur, ju ndihmoni në
shmangien e pasojave negative të mundshme për
ambientin dhe shëndetin e njeriut, çka do të
shkaktohej përndryshe nga mënjanimi i
papërshtatshëm i këtij produkti. Për informacione
më të detajuara rreth riciklimit të këtij produkti,
lutemi kontaktoni zyrën tuaj lokale të bashkisë,
shërbimin e mbeturinave shtëpiake ose dyqanin ku
keni blerë produktin.
Mbrojtja e ambientit
Për të kursyer ujin dhe energjinë si dhe për të
ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju
këshillojmë si më poshtë:
Sa herë të jetë e mundur, përdoreni pajisjen me
kapacitetin e saj të plotë dhe shmangni
ngarkesa të pjesshme.
Përdorni vetëm programet e paralarjes dhe
njomjes për teshat shumë të ndotura.
Përdorni një sasi të përshtatshme detergjenti për
fortësinë e ujit, përmasat e ngarkesës dhe nivelin
e ndotjes së teshave.
Garancia Europiane
Pajisja është e garantuar nga Electrolux në secilin
nga shtetet e listuar në pjesën e pasme të këtij
udhëzuesi përdorimi, për periudhat e specifikuara
në garancinë e pajisjes apo nga ligji. Nëse
transferoheni në një shtet tjetër ndër shtetet e
listuar, garancia e pajisjes do të vlejë sipas
specifikimeve të mëposhtme:
Garancia e pajisjes fillon nga data që keni blerë
pajisjen, datë kjo që mund të provohet nga një
dokument blerjeje, i lëshuar nga shitësi i pajisjes.
Garancia e pajisjes është e vlefshme për të
njëjtën periudhë dhe të njëjtin qëllim përdorimi,
si dhe mbulon pjesët e blera, në vendin e ri të
qëndrimit tuaj, për këtë model të veçantë apo
grup pajisjesh.
Garancia e pajisjes është personale vetëm për
blerësin origjinal të pajisjes dhe nuk mund t’i
kalojë një përdoruesi tjetër.
Pajisja është instaluar dhe vënë në përdorim në
përputhje me udhëzimet e lëshuara nga
Electrolux dhe është përshtatur vetëm për
përdorim shtëpiak dhe jo për përdorim
komercial.
Pajisja është instaluar në përputhje me të gjitha
rregulloret në fuqi të shtetit tuaj të ri të banimit.
Dispozitat e kësaj Garancie Europiane nuk bien
ndesh me asnjë nga të drejtat e garantuara nga
ligji.
electrolux 11
Vista de página 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 67 68

Comentários a estes Manuais

Sem comentários