
3
4
Filtrat e hyrjes së ujit
Për t'i pastruar, veproni si vijon më poshtë:
1
Probleme të funksionimit
Përpara se të dilte nga fabrika, pajisja juaj i është
nënshtruar një sërë kontrollesh Gjithsesi, nëse vini
re një keqfunksionim, ju lutemi referojuni
paragrafëve të mëposhtëm përpara se të
kontaktoni me shërbimin e klientit.
Problemet Shkaqet
Lavatriçja nuk ndizet ose
nuk mbushet :
• pajisja nuk është e lidhur si duhet, instalimi elektrik nuk funksionon, ka
shkëputje të korrentit,
• kapaku i pajisjes suaj dhe mbërthyeset e kazanit nuk janë mbyllur mirë,
• nuk është zgjedhur mirë komanda e fillimit të programit,
• është ndërprerë furnizimi me ujë, kapaku i hyrjes së ujit është i mbyllur,
• filtrat e hyrjes së ujit janë të ndotur,
• në tubin e hyrjes së ujit shfaqet një shirit i kuq
Pajisja mbushet me ujë
por zbrazet menjëherë :
• elementi në formë U-je i kullimit është fiksuar shumë poshtë (shihni
paragrafin e instalimit).
Lavatriçja nuk shpëlan
ose nuk zbrazet :
• zorra e kullimit të ujit është bllokuar ose përthyer,
• filtri i kullimit është bllokuar,
• është aktivizuar detektori i çekuilibrimit : rrobat nuk janë shpërndarë mirë
brenda në kazan,
• është zgjedhur programi "Kullimi" ose "Cikli i natës plus" ose "Shpëlarja
me pushim”,
• lartësia e elementit në formë U-je është e papërshtatshme.
Rrotull lavatriçes keni
vënë re ujë :
• sasia e madhe e detergjentit ka shkaktuar derdhjen e shkumës së
formuar,
• detergjenti është i papërshtatshëm për larjen në lavatriçe,
• elementi në formë U-je nuk është mbërthyer mirë,
• filtri i kullimit nuk është vendosur në vend,
• tubi i hyrjes së ujit rrjedh.
Larja është e
pakënaqshme:
• detergjenti është i papërshtatshëm për larjen në lavatriçe,
• brenda në lavatriçe ka shumë rroba,
• keni zgjedhur një cikël larjeje të papërshtatshëm,
• nuk ka detergjent të mjaftueshëm.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
• nuk është hequr i gjithë ambalazhimi nga pajisja (shihni paragrafin e
instalimit),
• pajisja nuk është në nivel dhe në ekuilibër,
• pajisja është vendosur shumë afër murit ose mobilieve,
• rrobat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan,
• ngarkesa është tepër e vogël.
8 electrolux
Comentários a estes Manuais