• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni
pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga
persona pa përvojë, do të shkaktojnë
plagosje ose keqfunksionim serioz.
Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e
pjesëve të këmbimit origjinale.
INSTALIMI
• Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni
kujdes kur e zhvendosni atë.
• Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që
të mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni,
mos e përdorni dhe kontaktoni
menjëherë Qendrën e Shërbimit.
• Përpara përdorimit hiqni çdo mjet
paketues. Nëse nuk bëni kështu,
produkti dhe ambienti juaj do të
dëmtohen rëndë. Shikoni paragrafin
përkatës në manualin e përdorimit.
• Pasi të keni instaluar pajisjen, kontrolloni
që të mos ketë shkelur zorrën e furnizimit
me ujë dhe të kullimit, si dhe që plani i
sipërm të mos ketë shtypur kabllin e
ushqimit elektrik kundrejt murit.
• Nëse pajisja është vendosur mbi një
dysheme të shtruar, ju lutemi të rregulloni
këmbëzat në mënyrë të tillë që të
mundësoni qarkullimin e lirë të ajrit nën
pajisje.
• Sigurohuni gjithmonë që nuk ka rrjedhe
uji nga zorrët si dhe për lidhjet e tyre pas
instalimit.
• Nëse pajisja është instaluar në një vend
të ftohtë, ju lutemi lexoni kapitullin
"rreziqet e ngrirjes".
• Çdo ndërhyrje hidraulike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
nga një hidraulik i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer
nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
PËRDORIMI
• Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim
shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për
qëllime të ndryshme nga ato për të cilat
është projektuar.
• Lani vetëm tesha që janë të
përshtatshme për t'u larë në lavatriçe.
Ndiqni udhëzimet në çdo etiketë mbi
tesha.
• Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni
Tabelën e Programeve Larëse.
• Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e
teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe
zinxhirët të jenë të mbërthyer. Shmangni
larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo
të grisura si dhe trajtojini paraprakisht
njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi,
ndryshk dhe barishte, përpara se t'i lani
ato në pajisje. Sutjenat me tela NUK
duhet të lahen në pajisje.
• Teshat që janë ndotur me nënprodukte të
naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në
pajisje. Nëse përdorni lëngje pastruese të
avullueshme, duhet të bëni kujdes që
lëngu të mënjanohet nga tesha përpara
se ta fusni në pajisje këtë të fundit.
• Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për
të hequr spinën nga priza; kapeni
gjithmonë nga vetë spina.
• Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse kablli i
ushqimit, paneli i kontrollit, sipërfaqja ose
bazamenti i pajisjes janë të dëmtuara në
mënyrë të tillë që brendësia e lavatriçes
është lehtësisht e arritshme.
SIGURIA PËR FËMIJËT
• Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga
persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi
fizike, ndjesore ose mendore të
reduktuara, ose mungesë përvoje dhe
njohurish, përveçse kur këta mbikëqyren
ose janë udhëzuar nga personi përgjegjës
për sigurinë e tyre.
• Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
• Materialet e paketimit (si p.sh. fletët
plastike, bukëpeshku) mund të jenë të
rrezikshme për fëmijët – ka rrezik
asfiksimi! Mbajini ato larg fëmijëve.
• Mbajini të gjithë detergjentet në një vend
të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
electrolux 3
Comentários a estes Manuais