
Ndiqni këta hapa për të hequr planin e
punës së pajisjes:
1. Hiqni vidhat e pasme (1).
2. Tërhiqeni planin e punës nga pas pajisjes
(2).
3. Ngrijeni planin e punës dhe lëvizeni nga
vrimat e përparme (3).
4. Përdorni këmbëzat e rregullueshme për
të rregulluar nivelimin e pajisjes.
5. Montojeni pajisjen nën planin e punës së
kuzhinës. Sigurohuni që në zorrat e ujit
nuk ka përdredhje e që nuk janë të
shtypura.
Nëse është i nevojshëm një riparim, pajisja
duhet të jetë lehtësisht e arritshme për
inxhinierin. Montojeni planin e punës së
pajisjes tek pajisja nëse dëshironi ta përdorni
enëlarësen si pajisja të mëvetësishme.
Bazamenti i pajisjeve të mëvetësishme nuk
është i rregullueshëm.
Rregullimi i nivelit të pajisjes
Sigurohuni që pajisja niveluar mirë dhe
mbylleni derën plotësisht. Nëse pajisja është
e niveluar saktë, dera nuk prek asnjërën nga
anët e dollapit anësor. Nëse dera nuk mbyllet
saktë, lironi ose shtrëngoni këmbëzat e
rregullueshme derisa pajisja të jetë në nivel.
Lidhja e ujit
Zorra e hyrjes së ujit
Lidheni pajisjen me një furnizim uji të nxehtë
(max. 60°) ose të ftohtë.
Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative
energjie që janë më të padëmshme për
ambientin (p.sh. panele diellore ose
fotovoltaike dhe aeolian), përdorni një
furnizues uji të nxehtë për të ulur konsumin e
energjisë.
Lidhni zorrën në një rubinet uji me një fileto të
jashtme prej 3/4".
Kujdes Mos përdorni zorra nga një
pajisje e vjetër.
Presioni i ujit duhet të jetë brenda kufijve
(referojuni "Specifikimet Teknike. Sigurohuni
që autoritetet lokale të ujësjellësit t'ju
informojnë mbi presionin mesatar në zonën
tuaj.
Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit të mos
ketë përdredhje dhe të mos jetë e shkelur
apo e përthyer.
Mbërthejeni mirë dadon mbërthyese për të
shmangur rrjedhje të ujit.
Kujdes Mos e lidhni pajisjen me tuba të
rinj apo tuba të papërdorur për një kohë
të gjatë. Lëreni ujin të rrjedhë për disa
minuta, më pas lidhni zorrën.
Zorra e hyrjes së ujit është me dy pjesë dhe
ka një kabllo të brendshëm dhe një valvul
sigurie. Zorra e hyrjes së ujit është nën
presion vetëm ndërkohë që rrjedh ujë në të.
Nëse ka një rrjedhje në zorrën e hyrjes së ujit,
valvuli i sigurisë e ndërpret rrjedhjen e ujit.
Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes së ujit:
• Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së ujit ose
valvulin e sigurisë.
• Nëse zorra e hyrjes së ujit ose valvuli i
sigurisë është dëmtuar, hiqeni nga priza
menjëherë spinën kryesore.
• Lini vetëm Qendrën e Shërbimit të
zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit me
valvul sigurie.
electrolux 17
Comentários a estes Manuais