Electrolux ERT1601AOW3 Manual do Utilizador Página 9

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 36
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 8
Ky veprim do të përmirësojë
performancën e pajisjes dhe do të
kursejë energjinë.
7.3 Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa
herë që kompresori i motorit ndalon,
gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet
në pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda.
7.4 Periudhat e mospërdorimit
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1. Shkëputeni pajisjen nga ushqimi
elektrik.
2. Nxirrni jashtë të gjitha ushqimet.
3. Pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët.
4. Lëreni derën/dyert paksa hapur për
të shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
PARALAJMËRIM!
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të
kontrollojë herë pas herë për
të shmangur prishjen e
ushqimit brenda, në rast të
luhatjeve elektrike.
8. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon. Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
Spina nuk është futur siç
duhet në prizën elektrike.
Futeni spinën siç duhet në
prizën elektrike.
Në prizën elektrike nuk
kalon tension.
Lidhni një pajisje tjetër
elektrike në prizën
elektrike. Kontaktoni një
elektricist të kualifikuar.
SHQIP 9
Vista de página 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 35 36

Comentários a estes Manuais

Sem comentários