
2. Vidhosni këmbën rezervë, e cila
ndodhet në qesen me tabakanë e
vezëve, në kasën e pajisjes.
9.4 Vendndodhja
Pajisja duhet të shkëputet
lirisht nga burimi i energjisë; si
rrjedhojë, spina duhet të jetë
lehtësisht e arritshme pas
montimit.
Pajisja duhet të montohet larg burimeve
të nxehtësisë, të tilla si radiatorë, bojlerë,
drita e drejtpërdrejtë e diellit etj.
Sigurohuni që ajri të qarkullojë lirisht
përreth pjesës së pasme të pajisjes. Për
të siguruar performancë optimale, nëse
pajisja vendoset poshtë një njësie të
varur në mur, largësia minimale midis
pjesës së sipërme të pajisjes dhe njësisë
në mur duhet të jetë të paktën 100 mm.
Sidoqoftë, në rrethana ideale, pajisja nuk
duhet të vendoset poshtë njësive të
varura në mur. Nivelimi i saktë sigurohet
përmes një ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme në bazën e pajisjes.
9.5 Ndryshimi i krahut të hapjes
së derës
PARALAJMËRIM!
Përpara se të kryeni çdo lloj
veprimi, hiqni spinën nga
priza.
KUJDES!
Ju sugjerojmë që veprimet e
mëposhtme t'i kryeni së
bashku me një person tjetër, i
cili do t'i mbajë të palëvizshme
dyert e pajisjes gjatë procesit.
1. Zhvidhosni dy vidhat në pjesën e
pasme.
2. Shtyjeni pas pjesën e sipërme dhe
ngrijeni atë.
3. Zhvidhosni këmbëzën e majtë.
4. Zhvidhosni vidhat e menteshës së
poshtme të derës. Hiqni menteshën.
Vendoseni kunjën në drejtim të
shigjetës.
www.electrolux.com14
Comentários a estes Manuais