
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e
vlerave që gjendet në anë të majtë brenda
pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
Instalimi
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna
për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për
një përdorim të saktë të pajisjes, përpara
se të instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me klasën
e klimës që tregohet në tabelën e vlerave në
pajisje:
Klasa e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Ndarëset e pasme
Në çantën e dokumentave, gjeni dy ndarëse
që duhet të montohen siç tregohet në figurë.
1. Vendosini ndarëset nëpër vrima.
Sigurohuni që shigjeta (A) është vendosur
siç tregohet në figurë.
2. Rrotullojini ndarëset në drejtim kundër-
orar me 45° derisa të mbërthehen në
vend.
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të
qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet
nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme
në pjesën e poshtme ballore.
Vendndodhja
Pajisja duhet të instalohet larg burimeve të
nxehtësisë si radiatorët, bojlerët, drita direkte
e diellit, etj. sigurohuni që ajri të qarkullojë
lirisht rreth pjesës së pasme të raftit. Për të
siguruar performancë më të mirë, nëse
pajisja vendoset poshtë një njësi që varet në
mur, distanca minimale midis pjesës së
sipërme të raftit dhe njësisë në mur duhet të
jetë 100 mm. Në mënyrë ideale, megjithatë,
pajisja nuk duhet të vendoset poshtë njësive
të murit që varen. Nivelimi i saktë sigurohet
nga një ose më shumë këmbë të
rregullueshme në bazën e raftit.
Nëse rafti është vendosur në një qoshe dhe
ana me menteshat me drejtim nga muri,
distanca midis murit dhe raftit duhet të jetë të
paktën 10 mm që të lejojë derën që të hapet
në mënyrë të mjaftueshme me qëllim që
raftet mund të hiqen.
electrolux 11
Comentários a estes Manuais