Electrolux ERD28304W8 Guia Básico Página 3

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 72
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 2
Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e
ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund
të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të
shkaktuara nga bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën
e drejtpërdrejtë të diellit.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike
të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të
ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt
në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin
e pasmë.
2)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse
janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht,
ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit
të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e
ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri.
Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese
në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë
presion brenda shishes dhe mund të
shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse
konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza. Nëse nuk
e arrini dot spinën kryesore, shkëpusni energjinë
elektrike.
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë,
pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë
aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të një
produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike.
Mos përdorni objekte me majë për të hequr
brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
Mos përdorni kurrë tharëse flokësh ose pajisje
të tjera ngrohëse për të përshpejtuar shkrirjen.
Nxehtësia e tepërt mund të dëmtojë pjesën e
brendshme plastike, dhe lagështia mund të hyjë
në sistemin elektrik e të bëjë masë.
Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse
është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit.
Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të
mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me
kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e
veçantë.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e
dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e
mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në
këtë rast, ruajeni paketimin.
Është e këshillueshme të prisni të paktën katër
orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit
të rrjedhë në kompresor.
Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të
mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të
shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të
mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për
instalimin.
Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për të
shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të
nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të
shmangur djegie të mundshme.
Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve
apo sobave.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
3)
Shërbimi
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një
elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një
Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen
përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të
dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e
ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk
duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të
qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të
ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me
rregullat e zbatueshme të vendosura nga
autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime
njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme
pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë
të riciklueshme.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim
orar në një përzgjedhje mesatare.
2) Nëse pajisja është Pa formim bryme
3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
electrolux 3
Vista de página 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 71 72

Comentários a estes Manuais

Sem comentários