
Hapi 3: Shpëlani filtrin
2x 3x=ok
Nxirreni hinkën nga njësia e filtrit të ujit BRITA,
mbusheni nën rubinet me ujë të ftohtë rubineti dhe
lëreni ujin të rrjedhë.
Derdhini dy mbushjet e para në lavapjatë. Këto dy
mbushje të para përdoren për të shpëlarë filtrin.
Më pas, vendoseni hinkën sërish në njësinë e filtrit
të ujit BRITA.
Vendosni kapakun sërish në enë dhe shtypeni atë
me kujdes për poshtë, duke u siguruar që të
mbërthehet mirë në vend.
Hapi 4: Rimbushni serbatorin e ujit
Për ta mbushur enën me ujë të ftohtë, mjafton të
hapni kapakun e sipërm, të merrni një kanë të
mbushur me ujë rubineti dhe ta derdhni atë brenda
enës siç tregohet në figurë (përdorni kapakun sa
herë doni të mbushnin enën me ujë).
E rëndësishme Për të shmangur rrezikun e
derdhjes së ujit gjatë mbylljes dhe hapjes së derës
së frigoriferit, ju këshillojmë të mos e mbushni plot
enën e ujit por të lini pak hapësirë ajri.
Nëse nuk e keni përdorur gjithë ujin e filtruar në
enën e ujit brenda 1-2 ditëve, ju lutemi ta derdhni
ujin e mbetur brenda njësisë së filtrit të ujit BRITA,
përpara se ta rimbushni atë.
Lëreni ujin të filtrohet dhe përsëritni "Hapin 4" sa
herë të doni, derisa njësia e filtrit të ujit BRITA të
mbushet.
Nxirreni filtrin duke tërhequr dorezën unazore
Për të ndryshuar filtrin pas katër javësh, përdorni
vetëm dorezën e harkuar mbi filtër, për ta hequr atë
nga hinka, dhe përsëritni hapat e mësipërm 1 - 3.
BRITA Memo
Për një performancë maksimale dhe shije
optimale, është e rëndësishme ta ndryshoni filtrin
BRITA rregullisht. BRITA ju këshillon ta
zëvendësoni filtrin në njësinë BRITA të frigoriferit
tuaj çdo katër javë.
BRITA Memo ju kujton automatikisht kur të
ndryshoni filtrin.
electrolux 7
Comentários a estes Manuais