
KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë"
Shënime për pastrimin:
• Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të ngrohtë
dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas
mund të pastroni ndotjet më lehtë e të
mos i lejoni të digjen.
• Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues
të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni
një leckë të butë me ujë te ngrohtë dhe
agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i
pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund t'i shkaktojë
dëmtime veshjes së pajisjes.
PASTRIMI PIROLITIK
1.
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbështetëset e rafteve që mund të
hiqen.
Mos e filloni pastrimin pirolitik
nëse:
– Nuk keni hequr mbështetësen e
raftit ose shinat teleskopike (nëse
është e pajisur). Në disa modele,
ekrani tregon "C1" kur ndodh ky
defekt.
– Nuk keni hequr spinën e sondës
së temperaturës së mishit nga
priza. Në disa modele, ekrani
tregon "C2" kur ndodh ky defekt.
– Nëse keni mbyllur derën e furrës
plotësisht. Në disa modele,
ekrani tregon "C3" kur ndodh ky
defekt.
2.
Hiqeni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
3.
Prekni sërish disa herë derisa në
ekran të shfaqet "Pyro" dhe numri i
pastrimit.
4.
Prekni ose për të vendosur
kohëzgjatjen e procedurës së pastrimit:
– 1 – 1:00 për një nivel të ulët ndotjeje
– 2 – 1:30 për një nivel të zakonshëm
ndotjeje
– 3 – 2:30 për një nivel të lartë
ndotjeje.
Prekni
për të aktivizuar funksionin
e pastrimit Pirolitik.
Informacion i nevojshëm:
Ju mund të përdorni funksionin Përfundimi
për të shtyrë procedurën e pastrimit.
Gjatë pastrimit pirolitik dera mbyllet. Simboli
dhe vijat e treguesit të nxehjes shfaqen,
derisa dera të zhbllokohet.
Dera zhbllokohet kur temperatura brenda
furrës është në kushte të sigurta dhe
pastrimi pirolitik ka mbaruar.
Gjatë pastrimit pirolitik llamba çaktivizohet.
Kujtuesi për pastrimin
Për t'ju kujtuar se pastrimi pirolitik është i
nevojshëm simboli i kujtesës së pastrimit
pulson në ekran pas çdo çaktivizimi të
pajisjes për 10 sekondat pasardhëse.
Kujtuesi i pastrimit fiket:
• Pas përfundimit të funksionit të
pastrimit Pirolitik
• Kur ju e çaktivizoni atë në
vendosjet bazë (shikoni
"Vendosjet bazë")
SHQIP 23
Comentários a estes Manuais