
electrolux 27
Aksesorët
Të gjitha pjesët që shtyhen në furrë (skara,
tepsia, kangjellat etj.) shpëlajini pas çdo
përdorimi dhe thajini mirë. Për pastrimin më
të lehtë lërini të mbeten pak në ujë.
Pastrimi pirolitik
1 Paralajmërim: Furra bëhet shumë e
nxehtë gjatë këtij procesi. Mbajini larg
me çdo kusht fëmijët e vegjël.
1 Kujdes! Para kryerjes së pirolizës duhet
të hiqen nga furra të gjitha pjesët e
çmontueshme, duke përfshirë edhe
kangjellat.
3 Në qoftë se i përdorni pjesët shtesë të
disponueshme për pjekjen, ato duhet
të hiqen para pirolizës.
Në treguesin e orës shfaqet ’C1’ në
qoftë se pjesët shtesë për pjekjen ose
kangjellat janë ende brenda.
Në këtë rast, procesi i pirolizës nuk fillon
për shkak të fikjes së sigurisë për
mbrojtjen e kangjellave ose të pjesëve
shtesë të pjekjes.
Kryerja e pirolizës
1. Hiqini më parë me dorë papastërtitë e
mëdha.
2. Vendoseni çelësin e funksioneve të
furrës në pozicionin Piroliza .
– Në tregues shfaqet “Pyr 1“.
3. Shtypni butonin Kohëzgjatja e
pirolizës .
Pas kësaj fillon procesi i pastrimit
pirolitik.
3 Funksioni Ndriçim është jashtë
funksioni.
Kur furra arrin në një temperaturë të
paracaktuar, dera bllokohet.
Shiritat e treguesit të temperaturës
ndriçojnë derisa dera të jetë zhbllokuar
sërish.
Ndërrimi i kohëzgjatjes së pirolizës
1. Procesi siç u përshkrua në paragrafin e
pirolizës.
2. Gjatë kohës që Kohëzgjatja vezullon,
me anë të butonit Kohëzgjatja e
pirolizës zgjidhni kohëzgjatjen e
dëshiruar të procesit të pirolizës:
Butoni
Kohëzgjatja e pirolizës i
shtypur 1 herë = “Pyr 1“ ose
butoni Kohëzgjatja e pirolizës 2 herë i
shtypur
= “Pyr 2“.
Pas kësaj fillon procesi i pastrimit pirolitik.
3 Nëse Kohëzgjatja nuk vezullon më,
shtypni përsëri butonin Zgjedhja dhe
më pas vendosni përcaktimin.
Ndërrimi i kohës së fikjes së pirolizës
Koha e fikjes së funksionit të pirolizës mund
të ndërrohet me anë të funksionit të orës
Mbarimi (brenda 2 Min. pas përcaktimit të
pirolizës).
Përcaktimi i llojit të pirolizës:
– “Pyr 1“ - 3:15 = proces pirolize i gjatë:
për ndotje të madhe.
– “Pyr 2“ - 2:15 = proces pirolize i
shkurtër: për ndotje të vogël.
Kangjellat
Për pastrimin e faqeve anësore, hiqni
kangjellat në anën e majtë dhe atë të djathtë
në furrë.
Heqja e kangjellave
Së pari tërhiqini kangjellat përpara nga faqja
e furrës (1) dhe pastaj zhvarini mbrapa (2).
Comentários a estes Manuais