
14 electrolux
Dritat e funksionit Kohëzgjatja dhe
Mbarimi ndriçojnë, dhe në njoftuesin
shfaqet temperatura,
këtu 200°C.
Furra ndizet automatikisht në çastin e
llogaritur,
këtu në orën 13:05
Dhe pas kalimit të kohëzgjatjes së rregulluar
fiket prapë
këtu në orën 14:05
Funksione të tjera
Sigurimi i furrës për fëmijët
Furra është e pajisur me një sigurim për
fëmijë. Sapo të ndizet sigurimi për fëmijë,
furra nuk mund të vihet në përdorim.
3 – Sigurimi i fëmijëve ekziston vetëm për
furrën, jo për furnelat e gatimit.
– Për të ndezur sigurimin e fëmijëve,
asnjë funksion nuk duhet të jetë i
zgjedhur.
Ndezja e sigurimit të fëmijëve
1. Ktheni çelësin / majtas dhe mbajeni.
2. Përveç kësaj shtypni tastin Zgjedhja
derisa në njoftues të shfaqet “SAFE”.
Sigurimi i fëmijëve është tani i aktivizuar.
Fikja e sigurimit të fëmijëve
1. Kthejeni çelësin / majtas dhe
mbajeni.
2. Përveç kësaj shtypni tastin Zgjedhja
derisa në njoftues të fiket “SAFE”.
Sigurimi i fëmijëve është tani i fikur, dhe furra
është përsëri gati për përdorim.
Fikja automatike së furrës
3 Në qoftë se furra nuk fiket pas një kohe
të caktuar ose nëse temperatura nuk
ndryshon, furra fiket automatikisht.
Në njoftuesin e temperaturës fiket e
ndizet temperatura e fundit që u
rregullua.
Furra fiket në një temperaturë prej:
Marrja në përdorim pas fikjes
automatike
Fikeni furrën plotësisht.
Pastaj ajo mund të vihet përsëri në përdorim.
3 Fikja automatike shfuqizohet kur
funksioni i orës Kohëzgjatja ose
Mbarimi është i aktivizuar.
30 - 120°C pas 12,5 orësh
120 - 200°C pas 8,5 orësh
200 - 250°C pas 5,5 orësh
250 - maks. °C pas 3,0 orësh
Comentários a estes Manuais