
2. Vendoseni raftin mbi shinat rrëshqitëse
e më pas shtyjini ato me kujdes brenda
furrës.
°C
Paralajmërim Mos u përpiqni të
mbyllni derën e furrës, nëse mbajtëset
e raftit rrëshqitës nuk janë futur
plotësisht brenda në furrë. Kjo mund të
dëmtojë smaltin dhe xhamin e derës.
Paralajmërim Shinat rrëshqitëse të
rafteve dhe aksesorët e tjerë mund të
nxehen shumë gjatë përdorimit të
pajisjes. Përdorni dorashka kuzhine ose
të ngjashme.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës të mbyllur kur piqni në
gril.
Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere,
etj. mbi bazamentin e furrës për të
shmangur dëmtime të mundshme të
smaltit të furrës.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime të
mundshme të smaltit të furrës.
• Furra ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e furrës nga poshtë.
• Ju mund gatuani gatesa të ndryshme
edhe dy zona gatimi njëkohësisht.
Vendosini raftet në nivelin 1 dhe 3.
• Furra është e pajisur me një sistem të
veçantë që qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Ky sistem bën të
mundur gatimin në një ambient me avull
dhe i mban gatesat të buta brenda dhe
të pjekura mirë nga jashtë. Ajo ul kohën e
gatimit dhe konsumin e energjisë në
minimum.
• Lagështia mund të kondensohet në
pajisje ose në dyert prej xhami. Kjo është
normale. Qëndroni gjithmonë pak larg
pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa
është në punë. Për të ulur kondensimin,
ndizeni furrën bosh për 10 minuta para
gatimit.
• Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Pjekja e kekeve/tortave
• Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
• Paranxehni furrën për afro 10 minuta
para pjekjes.
• Mos e hapni derën e furrës para se të
ketë kaluar 3/4 e kohës së pjekjes.
• Nëse përdorni dy tava pjekjeje
njëkohësisht, mbajeni një nivel bosh mes
tyre.
Gatimi i mishit dhe peshkut
• Mos piqni në furrë copa mishi më të
vogla se 1 kg. Gatimi i sasive të vogla
shkakton tharjen e mishit.
• Për të pjekur mirë nga jashtë dhe të
njomë nga brenda mishin e kuq,
vendosni një temperaturë prej 200
°C-250 °C.
• Për mishin e bardhë, shpendët dhe
peshkun vendosni një temperaturë midis
150°C-175°C.
• Përdorni një tavë pritëse të yndyrave për
ushqimet me shumë yndyrë, për të
ruajtur furrën nga njollat që mund të mos
ikin më.
• Lëreni mishin afro 15 minuta përpara se
ta shponi, në mënyrë që lëngu të mos
derdhet jashtë.
electrolux 7
Comentários a estes Manuais