Electrolux EOA5551AOW Manual do Utilizador Página 12

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 32
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 11
7.4 Futja e raftit me rrjetë dhe tavës së thellë të yndyrës së bashku
Vendoseni raftin me rrjetë mbi tavën e
thellë. Vendoseni raftin me rrjetë dhe
tavën e thellë në shinat teleskopike.
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë derisa
të ftohet pajisja.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
9.1 Ana e brendshme e derës
Në disa modele, në anën e
brendshme të derës do të gjeni:
Numrat e pozicioneve të rafteve.
Të dhëna për funksionet e nxehjes,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
9.2 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
Furra juaj e re mund të pjekë apo të
skuqë ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohën e
gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së
pjekjes për të shfrytëzuar nxehtësinë e
mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10 -
15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
12
www.electrolux.com
Vista de página 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 31 32

Comentários a estes Manuais

Sem comentários