Electrolux EKK64982OX Manual do Utilizador Página 12

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 80
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 11
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e vatrës.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe
pastaj thajini me një leckë të butë.
7.2 Pastrimi i pianurës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan, sheqer dhe ushqime
me sheqer, ndryshe pianura mund të
dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes
të shmangni djegiet.
Hiqeni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni pianurën me një leckë të
njomë dhe me detergjent jo-gërryes.
Pas pastrimit, thajeni pianurën me një
leckë të butë.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
bekun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun dhe thajini me
kujdes përpara se t'i vendosni në
vend.
7.3 Pastrimi i kandelës së
ndezjes
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet
një kandele ndezëse prej qeramike me
një elektrodë metalike. Këta elementë
mbajini të pastra për të shmangur
vështirësitë në ndezje, si dhe kontrolloni
që vrimat e kurorës së vatrës të mos jenë
të bllokuara.
7.4 Skarat mbështetëse të
tenxhereve
Skarat e enëve nuk janë
rezistente ndaj larjes në
enëlarëse. Ato duhet të
lahen me dorë.
1. Për ta pastruar më mirë pianurën,
hiqni skarat mbështetëse të
tenxhereve.
Tregoni shumë kujdes
kur t'i rivendosni skarat
mbështetëse, për të mos
e dëmtuar pjesën e
sipërme të pianurës.
2. Pas pastrimit të skarave
mbështetëse të tenxhereve,
sigurohuni që ato të vendosen në
pozicionin e duhur.
3. Në mënyrë që vatra të funksionojë
mirë, sigurohuni që skarat
mbështetëse të tenxhereve të jenë
në qendër të vatrës.
7.5 Mirëmbajtja periodike
Flisni vazhdimisht me qendrën tuaj lokale
të autorizuar të shërbimit që të
kontrollojnë gjendjen e tubit të gazit dhe
rregulluesin e presionit, nëse është i
pranishëm.
8. FURRA - PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Ndezja dhe fikja e furrës
1. Rrotullojeni çelësin e funksioneve të
furrës për të zgjedhur një funksion
furre.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës
për të zgjedhur një temperaturë.
3. Për ta fikur furrën, kthejeni çelësat
për funksionet e furrës në
temperaturën në pozicionin e fikjes.
Llamba ndizet kur furra është në punë.
8.2 Termostati i sigurisë
Përdorimi i pasaktë i furrës ose pjesët
me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje
të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë,
furra ka një termostat sigurie që ndërpret
furnizimin me energji. Furra ndizet
aktivizohet përsëri automatikisht kur bie
temperatura.
www.electrolux.com12
Vista de página 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 79 80

Comentários a estes Manuais

Sem comentários