
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së frigoriferit sa herë
që kompresori i motorit ndalon, gjatë
përdorimit normal. Uji i shkrirjes
shkarkohet nëpërmjet një zgavre brenda
një mbajtëseje të posaçme që ndodhet në
pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën e shkarkimit të ujit të
shkrirjes që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar
që uji të rrjedhë e të pikojë mbi ushqimin
brenda. Use the special cleaner provided,
which you will find already inserted into
the drain hole.
7.3 Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të
formohet gjithmonë në raftet e
ngrirësit dhe rreth e përqark
dhomëzës së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e
brymës arrin një trashësi prej 3-5
mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1.
Fikni pajisjen.
2.
Hiqni çdo ushqim nga brenda,
paketojini me disa shtresa gazete dhe
vendosini në një vend të freskët.
3.
Lëreni derën hapur.
4.
Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
thani pjesët e brendshme të pajisjes
tërësisht dhe rivendoseni tapën.
5.
Ndizni pajisjen.
6.
Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni
ftohtësinë maksimale dhe lëreni
pajisjen të punojë për dy ose tre orë
me këtë përzgjedhje.
7.
Rivendosni në pajisje ushqimet që
hoqët më parë.
Mos përdorni kurrë vegla metalike
me majë për të kruar brymën nga
avulluesi pasi mund ta dëmtoni
atë. Mos përdorni asnjë aparat
mekanik apo mjete artificiale për
të përshpejtuar procesin e shkrirje,
veç atyre të rekomanduara nga
prodhuesi. Ngritja e temperaturës
së pakove të ushqimit të ngrirë,
gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë
jetën ruajtjes së ushqimit.
7.4 Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
1.
shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike
2.
nxirrini gjithë ushqimet jashtë
3.
shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj
4.
lëreni derën/dyert hapur për të
parandaluar erërat e pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të
kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit
brenda, në rast të luhatjeve
elektrike.
8. SI TË VEPROJMË NËSE…
PARALAJMËRIM
Përpara se të kryeni veprime për
mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar
ose personat kompetentë duhet
të merren me rregullimet apo
defektet që nuk janë në këtë
manual.
Gjatë përdorimin normal dëgjohen
disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
SHQIP 11
Comentários a estes Manuais