Electrolux EGT6345YOK Manual do Utilizador Página 9

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 76
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 8
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje
niseshteje), akrilamidet mund të përbëjnë
një rrezik për shëndetin.Për këtë arsye, ju
këshillojmë të gatuani në temperaturat më
të ulëta dhe të mos e thekni shumë
ushqimin.
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
PARALAJMËRIM
Për ta pastruar pajisjen,
çaktivizojeni dhe lëreni të ftohet në
fillim. Përpara se ta pastroni ose
përpara se të bëni punime
mirëmbajtjeje, shkëputeni pajisjen
nga energjia elektrike.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
PARALAJMËRIM
Një përqendrim i lartë i lagështirës
ose zhytja e vatrave nën ujë për
shumë kohë mund të shkaktojë
dëmtime në sipërfaqen e tyre.
Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara, lajini
ato me ujë të ngrohtë dhe sapun dhe
thajini me kujdes përpara se t'i
vendosni në vend.
Kurorat e vatrave prej tunxhi mund të
nxihen pas përdorimit të gjatë. Për t'i
hequr njollat e errëta, veproni si më
poshtë:
Përgatisni një përzierje 50% ujë dhe
50% uthull.
Futuni kurorat në përzierje jo më
tepër se 10 minuta. Hiqini shenjat me
një sfungjer.
Shpëlani kurorat në ujë për të hequr
përzierjen dhe thajini ato me kujdes.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Skarat e enëve nuk janë rezistente
ndaj larjes në enëlarëse. Ato duhet të
lahen me dorë.
Kur i lani skarat mbështetëset të
tenxhereve me dorë, bëni kujdes kur t'i
fshini, për t'u ruajtur nga ndonjë buzë e
mprehtë e mbetur nga procesi i
emalimit. Nëse është e nevojshme,
mund të hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
Pas pastrimit të skarave mbështetëse
të tenxhereve, sigurohuni që ato të
vendosen në pozicionin e duhur.
Në mënyrë që vatra të funksionojë mirë,
sigurohuni që skarat mbështetëse të
tenxhereve të jenë në qendër të vatrës.
Bëni shumë kujdes kur zëvendësoni
skarat mbështetëse të tenxhereve
për të parandaluar pjesën e
sipërme të vatrës nga dëmtimi.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Për t’i mbajtur mbajtëset e tenxheres në
pozicionin e duhur, ato vendosen mbi
kapëse metalike që montohen në pjesët
anësore të vatrës. Për një pastrim më të
lehtë, mbajtëset e tenxhereve mund të
hiqen nga vatra. Ngrini lart skarat e
tenxheres duke i mbajtur ato
horizontalisht siç tregohet në skicën e
fundit.
Mos i ngrini mbajtëset e
tenxhereve vetëm nga njëra anë,
pasi kjo mund të ushtrojë forcë
mbi kapëset metalike. Kjo mund
të shkaktojë dëmtime te kapëset
dhe mund të shkaktojë thyerjen e
tyre.
SHQIP 9
Vista de página 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 75 76

Comentários a estes Manuais

Sem comentários