• Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
• Zbrazni xhepat dhe shpalosni teshat.
• Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
• Hiqini njollat e vështira.
• Lajini njollat e vështira me detergjent të
veçantë.
• Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset e
tyre ose futini perdet në një qese për
larje apo këllëf jastëku.
• Mos lani në pajisje :
– Veshje pa bordurë të kthyer apo me
të çara
– Sytjena me tel.
– Përdorni një qese për larje për të larë
sendet e vogla.
• Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh kjo,
rregulloni manualisht artikujt brenda
tamburit dhe startojeni sërish fazën e
centrifugimit.
12.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
12.3 Detergjentet dhe produktet
suplementare
• Përdorni vetëm detergjente dhe
substanca shtesë të prodhuara
posaçërisht për lavatriçen.
• Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
• Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
më shumë detergjent sesa sasia e
caktuar.
• Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
• Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
• Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti me
ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë.
12.4 Këshilla ekologjike
• Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
• Gjithmonë fillojeni një program larjeje
me ngarkesën maksimale të çdo
programi.
• Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
• Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin hidraulik të shtëpisë suaj
12.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në zonat
ku uji është i butë nuk nevojitet përdorimi i
zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të ujit.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek ambalazhi
i produktit.
12.6 Këshilla për tharjen
Përgatitja e ciklit të tharjes
• Hapni rubinetin e ujit.
• Kontrolloni që lidhja e zorrës së
shkarkimit të jetë e saktë. Shikoni
kapitullin e instalimit për më shumë
informacion.
• Për ngarkesë maksimale rrobash në
programet e tharjes, shikoni tabelën e
programeve të tharjes.
Mos vendosni program tharjeje për
këto rroba:
– Artikuj shumë delikatë.
– Perde sintetike.
– Artikuj prej leshi dhe mëndafshi.
– Copa që kanë pjesë metali të
bashkëngjitura.
– Çorape najloni.
–Shtroje me copa.
20
www.electrolux.com
Comentários a estes Manuais