
( 8.2 ), drita treguese e Larjes ( 8.1 ) dhe
drita treguese e butonit 6 fiken dhe dera
mund të hapet.
• Zgjedhja e opsionit të gabuar
Nëse është zgjedhur një përzgjedhje që
nuk përputhet me programin e zgjedhur
larës, do të shfaqet mesazhi Err për pak
sekonda si dhe drita e kuqe e butonit 6 do
të fillojë të pulsojë.
• Shtyrja e programit
Shtyrja e përzgjedhur e programit me anë
të shtypjes së butonit përkatës, shfaqet në
ekran për pak sekonda. Koha e shtyrjes së
programit do të zbresë me një njësi për
çdo orë. Kur ka mbetur vetëm 1 orë, koha
do të zbresë me minuta.
5.2:
• Faza e ngrohjes
Gjatë ciklit të larjes, në ekran shfaqet ikona
e temperaturës ( 5.2 ), për të treguar se
pajisja ka nisur fazën e ngrohjes së ujit në
kazan.
5.3:
•
Bllokimi për fëmijët
Ky mekanizëm ju lejon ta lini pajisjen të
pambikëqyrur duke mos u shqetësuar që
fëmijët mund të plagosen ose mund të
dëmtojnë pajisjen. Ky funksion mbetet
aktiv edhe kur lavatriçja nuk është në punë.
Ka dy mënyra të ndryshme për të
vendosur këtë përzgjedhje:
– përpara se të shtypni butonin 6 : do të
jetë e pamundur të ndizni pajisjen;
– pasi të keni shtypur butonin 6 : do të jetë
e pamundur të ndryshoni çdo program
apo përzgjedhje tjetër.
Për të aktivizuar (çaktivizuar) këtë
përzgjedhje, shtypni njëkohësisht për rreth
6 sekonda butonat 3 dhe 4 derisa simboli
5.3 të shfaqet (të zhduket) në ekran.
Përdorimi i parë
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
• Hiqni nga kazani çdo kallëp
bukëpeshku apo çdo lloj materiali
tjetër.
• Hidhni 2 litra ujë në dhomëzën e larjes
kryesore
të sirtarit të detergjentit,
në mënyrë që të aktivizoni valvulin
ECO . Pastaj kryeni një cikël të
pambuktash me temperaturën më të
lartë pa futur asnjë teshë në pajisje,
për të mënjanuar mbetjet e prodhimit
nga tamburi dhe kazani. Hidhni 1/2 e
masës së detergjentit në dhomëzën e
larjes kryesore dhe ndizni pajisjen.
Personalizimi
Sinjalet akustike
Pajisja është e pajisur me një mekanizëm
akustik, i cili tingëllon në rastet e mëposhtme:
• në përfundim të ciklit
• në rast të problemeve të funksionimit.
Duke shtypur butonat 2 dhe 3 njëkohësisht
për rreth 6 sekonda , sinjali akustik
çaktivizohet (përveç rasteve të problemeve
funksionale). Duke shtypur përsëri këto dy
butona, sinjali akustik riaktivizohet.
Përdorimi I përditshëm
Fusni rrobat
Hapeni derën me kujdes duke e tërhequr
dorezën e derës nga jashtë. Vendosini teshat
në kazan, një nga një, duke i përzier sa më
shumë të jetë e mundur. Mbylleni derën.
electrolux 31
Comentários a estes Manuais