Electrolux EVY7810AAV Manual do Utilizador Página 17

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 52
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 16
7.3 Këshilla për mikrovalën
Rezultati Zgjidhja
Për sasinë e ushqimit që do të
përgatisni nuk gjeni asnjë të dhënë.
Gjeni detajet për lloje të ngjashme ushqimi.
Rrisni ose zvogëloni kohëzgjatjen e kohës së
gatimit sipas rregullit të mëposhtëm: dyfishi i
sasisë - pothuajse dyfishi i kohës, gjysma e
sasisë - gjysma e kohës.
Produkti pas gatimit është tepër i
thatë.
Vendosni kohë më të shkurtër gatimi ose
vendosni fuqi më të ulët mikrovale dhe
mbulojeni me material të përshtatshëm për
përdorim në mikrovalë.
Ushqimi ende nuk është shkrirë,
nxehur apo gatuar pas përfundimit
të kohës së gatimit.
Vendosni kohë më të gjatë gatimi ose zgjidhni
një fuqi më të madhe të mikrovalës. Vini re se
enët e mëdha në përgjithësi kanë nevojë për
më shumë kohë gatimi. Trazojeni ose kthejeni
ushqimin gjatë gatimit.
Pasi ka kaluar koha e gatimit,
ushqimi është mbinxehur anash, por
ende nuk është gati në mes.
Herën tjetër vendosni një fuqi më të ulët dhe
një kohë pjekjeje më të gjatë. Trazojini lëngjet,
p.sh. supën, pasi ka kaluar gjysma e kohës.
Gjëra të tjera për të menduar…
Ushqimet janë të formave dhe sasive
të ndryshme. Ato përgatiten në sasi të
ndryshme. Për këtë arsye, koha dhe
fuqia që nevojiten për shkrirjen,
nxehjen ose gatimin mund të
ndryshojnë. Si udhëzim i përafërt:
dyfishi i sasisë - pothuaj dyfishi i
kohës.
Mikrovala krijon nxehtësi direkt në
ushqim. Për këtë arsye, jo të gjitha
vendet mund të ngrohen njëkohësisht.
Ju duhet t'i trazoni gatesat e
ngrohura, veçanërisht kur përgatitni
sasi të madhe ushqimi.
Në tabelat e mëposhtme jepet koha e
qëndrimit. Lëreni ushqimin të
qëndrojë në pajisje ose jashtë saj, në
mënyrë që nxehtësia të shpërndahet
më njëtrajtësisht.
Rregulloni nivelin e fuqisë sipas
sasisë së ushqimit. Përdorimi i nivelit
më të lartë të fuqisë me sasi të vogla
ushqimi mund ta djegë ushqimin ose
mund të krijojë qark elektrik kur
përdorni aksesorët.
Rezultate më të mira me orizin
merren kur përdorni pjata të sheshta e
të gjera.
7.4 Funksionet e mikrovalës
Funksionet Përshkrimi
Mikrovalë Krijon nxehtësi direkt në ushqim. Përdoreni për ngrohjen e
ushqimeve të gatshme dhe të pijeve, për shkrirjen e mishit ose
të frutave si edhe për gatimin e zarzavateve dhe të peshkut.
Funksion i
kombinuar
Përdoreni për të vënë në punë së bashku funksionin e nxehjes
dhe modalitetin e mikrovalës. Përdoreni për të gatuar ushqim
për një kohë më të shkurtër dhe për të skuqur në të njëjtën
kohë.
Fuqia maksimale për këtë funksion është 600 W
SHQIP 17
Vista de página 16
1 2 ... 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 ... 51 52

Comentários a estes Manuais

Sem comentários