
• Nëse vini re tym, fikni pajisjen ose hiqeni atë nga
priza, si dhe mbani derën mbyllur për të mbytur çdo
flakë brenda.
• Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në
zierje të vonuar me derdhje. Duhet të tregoni kujdes
gjatë kapjes së enës.
• Përmbajtja e shisheve të biberonit dhe kavanozave
me ushqim bebesh duhet trazuar ose tundur si dhe
duhet kontrolluar mirë temperatura përpara se të
konsumohen, për të shmangur djegiet.
• Vezët me lëvozhgë dhe vezët e pahapura të ziera
mirë nuk duhet të ngrohen në pajisje, sepse mund të
shpërthejnë edhe pasi ngrohja në mikrovalë të ketë
përfunduar.
• Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqet çdo
mbetje ushqimore.
• Mosmbajtja pastër e pajisjes mund të çojë në prishje
të sipërfaqes, gjë e cila mund të ndikojë negativisht në
jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të çojë në situata të
rrezikshme.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie.
• Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
• Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar nën dhe pranë strukturave të
sigurta.
• Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën
lartësi.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me një
elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabëll zgjatues.
SHQIP 5
Comentários a estes Manuais