Electrolux ERW33901X Manual do Utilizador Página 7

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 52
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 6
Përhapini gurët e llavës që ju janë dhënë,
përgjatë tabakasë së vogël siç tregohet në
figurë. Pastaj, mbusheni tabakanë me ujë
deri në mes të kapacitetit të saj.
Në përdorim normal, gurët e llavës njomen
rregullisht me ujë; kontrolloni vazhdimisht
nëse ka ujë brenda në tabaka dhe
rimbusheni atë kur të nevojitet.
Mbani parasysh se nëse lagështia në zonën
në të cilën është instaluar pajisja është
veçanërisht e lartë, pjesa e brendshme e
Qilarit tuaj të verës do të jetë gjithashtu
relativisht më e lagësht.
Kjo mund të shkaktojë veshjen e shisheve
me avull kur hapet dera ose heqjen e
etiketave. Në këtë rast, reduktoni sasinë e
ujit në tabaka sipas nevojës.
Qarkullimi i ajrit
Dhomëza e frigoriferit ka një ventilator të
veçantë AIRLIGHT i cili aktivizohet
automatikisht në funksion të cilësimit
termostatit të pajisjes dhe kushteve të
ambientit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni çdo
veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të
kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
Pastroni brendësinë dhe aksesorët me
ujë të vakët dhe me pak sapun.
Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura
gërryese, produkte pastruese me shumë
erë të mirë ose pastrues me dyll për të
pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto
mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të
lënë një erë të fortë.
electrolux 7
Vista de página 6
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 ... 51 52

Comentários a estes Manuais

Sem comentários