
4 www.electrolux.com
Përdorimi
• Frigoriferi shtëpiak i verës është krijuar
që të përdoret specifikisht vetëm për
ruajtjen e verës që pihet.
• Puna më e mirë përftohet me
temperaturë ambienti si më poshtë:
Kategoria e
klimës
Temperatura e
ambientit
SN +10°C deri +32°C
N +16°C deri +32°C
ST +16°C deri +38°C
T +16°C deri +43°C
• Klasi i pajisjes tuaj tregohet në
etiketën e saj të klasifikimit.
• Kujdes: kur temperatura e mjedisit
nuk është përfshirë brenda gamës
së treguar për klasin e kësaj
pajisjeje, duhen ndjekur udhëzimet
e mëposhtme: kur temperatura
e mjedisit ngrihet deri në nivelin
maksimal, temperatura e ruajtjes në
frigorifer nuk mund të garantohet, dhe
këshillohet që të përdoret ushqimi
i ruajtur sa më parë që të jetë e
mundur.
• Mos vendosni enë të nxehta mbi
pjesët plastike të pajisjes.
• Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe
lëng të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
• Mos e vini verën direkt pranë murit të
pasmë të dhomës.
• Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t‘i ndiqni
me përpikëri. Shikoni udhëzimet
përkatëse.
• Veshja e brendshme e pajisjes
përbëhet nga kanale në të cilat kalon
ftohësi. Nëse këto shpohen kjo do të
dëmtoj pajisjen përtej riparimit dhe do
të shkaktoj humbje të ushqimit. MOS
PËRDORNI VEGLA TË MPREHTA për
të hequr brymën apo akullin. Bryma
mund të hiqet duke përdorur një
kruajtës. Akulli i fortë nuk duhet në
asnjë mënyrë të hiqet me forcë nga
shtresa e brendshme. Akulli i fortë
duhet të lihet të shkrihet gjatë procesit
të shkrirjes së pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme: Për lidhjet elektrike
ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në
paragrafët e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni
nëse ka dëmtime. Mos e lidhni
pajisjen nëse ajo është e dëmtuar.
Raportoni menjëherë dëmtimet
e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
• Gjatë funksionimit normal, kompresori
dhe/ose kondensuesi në pjesën e
pasme të pajisjes nxehen në mënyrë
të konsiderueshme. Për arsye sigurie,
ajrosja minimale duhet të jetë siç
tregohet në udhëzime.
Kujdes: mos bllokoni zgavrat e
ajrosjes.
• Gjithashtu duhet të tregoni kujdes që
pajisja të mos ketë shkelur kabllin e
ushqimit elektrik.
E rëndësishme: Nëse kordoni i
ushqimit është i dëmtuar, ai duhet
zëvendësuar me një kordon ose
kabëll të veçantë të furnizuar nga
prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit.
• Nëse pajisja transportohet
horizontalisht, vaji që ndodhet
në kompresor mund të rrjedh në
qarkun e lëngut ftohës. Është e
këshillueshme të prisni të paktën dy
orë përpara se të lidhni pajisjen, për të
lejuar kështu vajin të rrjedh sërish në
kompresor.
• Në këtë produkt ka pjesë të cilat
nxehen. Gjithmonë sigurohuni që
të ketë ajrosje të mjaftueshme,
moskryerja e kësaj do të rezultoj
në prishjen e pjesës dhe humbje të
mundshme të saj. Shih udhëzimet për
instalimin.
• Pjesët që nxehen nuk duhet të
ekspozohen. Sa herë të jetë e mundur
pjesa e pasme e produktit duhet të
vendoset kundrejt murit.
Comentários a estes Manuais