
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet
në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për
të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të
pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin e
posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta
gjeni të futur në vrimën e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Në pjesën e sipërme të dhomëzës do të
formohet gjithmonë një sasi e caktuar
bryme.
E rëndësishme Shkrini ngrirësin kur shtresa
e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
udhëzimet e mëposhtme:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët.
3. Hapni derën.
4. Kur shkrirja ka përfunduar, thajeni mirë
pjesën e brendshme.
5. Ndizni pajisjen.
6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët
më parë.
Paralajmërim Mos përdorni kurrë vegla
metalike me majë për të kruajtur brymën
nga avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e
temperaturës së pakove të ushqimit të
ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë
jetën ruajtjes së ushqimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të
mëposhtme:
• shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike
• nxirrni jashtë gjithë ushqimet
•
shkrirja
4)
dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj
• lëreni derën/dyert pak hapur për të
shmangur formimin e erërave të
pakëndshme.
Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini
dikujt të kontrollojë herë pas herë për të
shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast
të luhatjeve elektrike.
Si të veprojmë nëse…
Paralajmërim Përpara se të kryeni
veprime për mirëmbajtjen e pajisjes,
hiqeni atë nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me rregullimet apo defektet që nuk janë
në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja nuk punon.
Llambushka nuk punon.
Pajisja është e fikur. Ndizni pajisjen.
4) Nëse parashikohet.
8 electrolux
Comentários a estes Manuais