Electrolux ERA36633X Manual do Utilizador Página 6

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 72
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 5
ndezur. Në këto kushte, asnjë veprim i
mundshëm me anë të çelësave nuk
shkakton asnjë ndryshim për sa kohë ky
funksion është aktiv.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa
ikona përkatëse të pulsojë, dhe më pas
çelësin (E).
Funksioni i pazarit
Nëse duhet të futni një sasi të madhe
ushqimi të ngrohtë, për shembull pasi të
keni bërë pazar në ushqimore, ju
këshillojmë të aktivizoni funksionin e Pazarit
për të freskuar produktet më shpejt si dhe
për të shmangur ngrohjen e ushqimeve të
tjera që ndodhen në frigorifer.
Funksioni Pazarit aktivizohet duke shtypur
çelësin (D) (disa herë nëse është nevoja)
derisa të shfaqet ikona përkatëse
.
Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke
shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të
dëgjoni një zile dhe ikona do të mbetet e
ndezur.
Funksioni i Pazarit fiket automatikisht pas
afro 6 orësh. Është e mundur ta çaktivizoni
funksionin në çdo kohë, duke shtypur
çelësin (D) derisa ikona përkatëse të
pulsojë, dhe më pas çelësin (E).
Funksioni i Modalitetit Ekologjik
Shtypni butonin (D) (disa herë nëse është
nevoja) derisa të shfaqet ikona përkatëse
.
Shtypni butonin (E) për të konfirmuar
zgjedhjen. Ju do të dëgjoni alarmin dhe
ikona do të mbetet e ndezur.
Në këtë gjendje, temperaturat janë të
vendosura automatikisht (+ 5°C dhe -
18°C), në kushtet më të mira për ruajtjen e
ushqimit.
Vendosni një temperaturë tjetër në një nga
dhomëzat, për të çaktivizuar funksionin.
Funksioni FreeStore
Shtypni butonin (D) (disa herë nëse është
nevoja) derisa të shfaqet ikona përkatëse
Shtypni butonin (E) për të konfirmuar
zgjedhjen. Ju do të dëgjoni alarmin dhe
ikona do të mbetet e ndezur.
E rëndësishme Nëse funksioni aktivizohet
automatikisht, ikona FreeStore nuk tregohet
(referojuni kapitullit "Përdorimi i
përditshëm").
Aktivizimi i funksionit FreeStore rrit
konsumin e energjisë.
Funksioni i Ngrirjes Aktive
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ruajtjen për kohë të gjatë të ushqimeve
që tregtohen të ngrira, si dhe për ushqimet
e freskëta që doni të ngrini.
Sasia maksimale e ushqimeve që do të
ngrini në 24 orë shfaqet në etiketën e
parametrave.
Për të ngrirë sasinë e ushqimeve që shfaqet
në etiketën e parametrave, vendoseni
ushqimit në kontakt të drejtpërdrejtë me
sipërfaqen ftohëse (hiqeni sirtarin ose
koshin). Në rast se ushqimi ka ngrirë
brenda në sirtarët ose koshat e ngrirjes,
sasia maksimale pakësohet disi.
Për të ngrirë ushqime të freskëta do të
duhet të aktivizoni funksionin e Ngrirjes
Aktive. Shtypni çelësin (D) (disa herë nëse
është nevoja) derisa të shfaqet treguesi
.
Duhet të konfirmoni përzgjedhjen duke
shtypur çelësin (E) për pak sekonda. Do të
dëgjoni zilen dhe në ekran do të shfaqen
disa vija të animuara.
Pas një ftohjeje paraprake prej 24 orësh,
vendoseni ushqimin në ngrirje.
Vendoseni ushqimin që do të ngrini në
dhomëzën
, pasi aty është pika më e
ftohtë.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Gjatë kësaj
kohe mos vendosni ushqime të tjera në
ngrirës.
Ky funksion ndalon automatikisht pas 52
orësh.
Është e mundur ta çaktivizoni funksionin në
çdo kohë, duke shtypur çelësin (D) derisa
treguesi
të pulsojë, dhe më pas çelësin
(E).
Funksioni i ftohjes së pijeve
Funksioni i ftohjes së pijeve duhet
përdoret si një paralajmërim sigurie kur
vendosen shishe në dhomëzën e ngrirësit.
Ai aktivizohet duke shtypur butonin (D) (disa
herë nëse është nevoja) derisa të shfaqet
ikona përkatëse
.
Ju duhet ta konfirmoni zgjedhjen duke
shtypur butonin (E) brenda pak sekondave.
6 electrolux
Vista de página 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 71 72

Comentários a estes Manuais

Sem comentários