
7. Ngrini me kujdes dhe hiqni panelin prej
xhami.
Pastroni panelin prej xhami me ujë dhe
sapun. Thajeni atë me kujdes.
Paralajmërim Pastrojeni panelin prej
xhami vetëm me ujë dhe sapun. Agjentët
gërryes të pastrimit, heqësit e njollave
dhe objektet e mprehta (si p.sh. thika
ose kruajtëse) mund të dëmtojnë
xhamin.
Montimi i derës dhe panelit prej xhami
Kur procedura e pastrimit ka përfunduar,
montoni panelin prej xhami dhe derën e
furrës. Për ta bërë këtë, ndiqni rendin e
kundërt të hapave të mësipërme.
Paneli i brendshëm i shënuar me një kornizë
dekorative duhet të vendoset me relievin nga
jashtë furrës. Vendosja e panelit prej xhami
është e saktë kur nuk ndjeni pjesën e ashpër
kur kaloni dorën nëpër sipërfaqe.
Montoni panelin e brendshëm prej xhami në
foletë e duhura si tregohet në figurë.
Modelet prej inoksi ose alumini
Pastroni derën e furrës dhe panelin e
kontrollit prej inoksi ose alumini vetëm me një
sfungjer të lagësht. Mbas pastrimit thajeni atë
me kujdes me një copë të butë. Mos përdorni
kurrë lesh teli, acide ose produkte gërryese,
pasi mund të dëmtojnë sipërfaqen.
Shinat e rrëshqitshme dhe panelet
katalitike
Për të pastruar furrën nga brenda, hiqni
shinat rrëshqitëse dhe panelet katalitike.
Paralajmërim Bëni kujdes kur hiqni
shinat rrëshqitëse. Panelet katalitike nuk
janë të ngjitura me brendësinë e furrës
dhe mund të bien kur hiqni shinat
rrëshqitëse.
Paralajmërim Përpara se të ndërmerrni
riparime, sigurohuni që pajisja të jetë e
ftohtë. Ka rrezik djegieje për shkak të
nxehtësisë të mbetur.
Heqja e shinave anësore
1. Përdorni njërën dorë për të tërhequr
pjesën e përparme të shinave
rrëshqitëse. Mbani shinat rrëshqitëse dhe
panelin katalitik në vend me dorën tjetër.
12 electrolux
Comentários a estes Manuais