
electrolux
10
Përdorimi i furrës
Furra është e pajisur me një sistem të
veçantë që prodhon një qarkullim natyral
të ajrit dhe riciklim të vazhdueshëm të
avullit.
Ky sistem bën të mundur gatimin nëe
një ambient me avull dhe i ruan gatesat të
buta brenda e të pjekura mirë jashtë. Për
më tepër, koha e gatimit dhe konsumi i
energjisë reduktohen në minimum. Gjatë
gatimit mund të prodhohet avull, i cili del
jashtë kur hapet dera e furrës. Kjo është
mjaft normale.
Gjithmonë qëndroni larg furrës kur
hapni derën e saj gjatë ose në
përfundim të gatimit, në mënyrë që
të lejoni avullin ose nxehtësinë e
krijuar të dalë jashtë.
Paralajmërim! - Mos vendosni
objekte mbi bazamentin e furrës
dhe mos mbuloni asnjë pjesë të
furrës me letër alumini gjatë gatimit,
pasi kjo mund të shkaktojë rritjen e
nxehtësisë që do të ndikojë dhe në
rezultatet e pjekjes si dhe do të
dëmtojë smaltin e furrës. Tavat,
enët që durojnë nxehtësinë dhe
tavat prej alumini vendosini
gjithmonë në raftin që është futur
në shinat e raftit. Kur ushqimi
nxehet, krijohet avull, si në një
çajnik. Kur avulli bie në kontakt me
xhamin në derën e furrës, ai
kondensohet dhe krijon pika uji.
Për të ulur kondensimin, gjithmonë
paranxehni furrën bosh për 10 minuta.
Ne ju këshillojmë që të fshini pikat e
ujit mbas çdo procesi gatimi.
Gatuani gjithmonë me derën e
furrës të mbyllur. Bëni kujdes kur
hapni derën e furrës duke e tërhequr
për poshtëme rënie. Mos lini që të
hapet duke rënë poshtë - mbajeni
derën duke përdorur dorezën e
derës derisa të hapet plotësisht.
Furra ka katër nivele raftesh dhe
është e pajisur me një raft.
Pozicionet e rafteve numërohen
nga fundi i furrës ashtu si tregohet
në diagramë.
Është e rëndësishme që këta rafte
të vendosen në mënyrë të saktë
siç tregohet në diagramë.
Mos vendosni enë gatimi
drejtpërdrejt mbi bazamentin e
furrës.
4
3
2
1
Comentários a estes Manuais