
3. Mbylleni derën e furrës deri në
gjysmë në pozicionin e parë të
hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni
përpara dhe hiqeni derën nga vendi.
4. Vendoseni derën mbi një leckë të
butë në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
5. Kapeni kornizën (B) në buzën e
sipërme të derës nga të dyja anët
dhe shtyjeni nga brenda për të çliruar
mbërtheckën.
6. Tërhiqeni kornizën e derës përpara
për ta hequr.
7. Mbajeni panelin prej xhami të derës
nga pjesa e sipërme dhe nxirreni
jashtë me kujdes. Sigurohuni që
xhami të rrëshqasë jashtë
mbështetëseve krejtësisht.
8. Pastrojini panelet prej xhami me ujë
dhe sapun. Thajini me kujdes panelet
prej xhami. Mos i pastroni panelet e
xhamit në enëlarëse.
Kur pastrimi të ketë mbaruar, instaloni
panelin e xhamit dhe derën e furrës.
Zona e afishimit duhet të vendoset
përballë anës së brendshme të derës.
Sigurohuni që pas instalimit sipërfaqja e
kornizës së panelit prej xhami në zonat e
afishimit të mos jetë e ashpër kur e
prekni.
Kur instalohet saktë korniza e derës
kërcet.
Sigurohuni që të instaloni panelet e
brendshme të xhamit siç duhet në vendet
e tyre.
11.7 Ndërrimi i llambës
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike.
Llamba mund të jetë e
nxehtë.
1. Fikni furrën.
Prisni derisa furra të ftohet.
2. Shkëputeni furrën nga priza e
korrentit.
3. Vendosni një pëlhurë në fund të
zgavrës.
SHQIP 25
Comentários a estes Manuais