Electrolux ENB34233W Manual do Utilizador Página 9

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 56
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 8
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që
kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal.
Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në
një mbajtëse të posaçme që ndodhet në
pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë
model është e llojit "pa ngricë". Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk krijohet
ngricë, as në muret e brendshëm as mbi
ushqime.
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i
qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të ftohtë
brenda dhomëzës, që vihet në punë nga
një ventilator automatik.
SI TË VEPROJMË NËSE…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime
për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me rregullimet apo defektet që nuk
janë në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimin normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë. Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron
pa lëvizur (të katër këmbët e saj
duhet të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
electrolux 9
Vista de página 8
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 ... 55 56

Comentários a estes Manuais

Sem comentários