Electrolux ENB34233W Guia Básico Página 5

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 32
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 4
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
Tingujt e Funksionimit Normal
Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur
frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose
tubave. Është normale.
Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull uturimë
dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është
normale.
Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të
papritur kërcitëse. Është një fenomen i
natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm.
Është normale.
Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni
një "klik" të zbehtë të çelësit të temperaturës.
Është normale.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e
saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
autorizuar.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë model
është e llojit "pa ngricë". Kjo do të thotë se gjatë
procesit të punës nuk krijohet ngricë, as në muret
e brendshëm as mbi ushqime.
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i qarkullimit të
vazhdueshëm të ajrit të ftohtë brenda dhomëzës,
që vihet në punë nga një ventilator automatik.
TË DHËNA TEKNIKE
Përmasat
Lartësia 1850 mm
Gjerësia 595 mm
Thellësia 648 mm
Koha në rritje 18 h
Të dhënat teknike ndodhe në tabelën e vlerave që
gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në
etiketën e energjisë.
electrolux 5
Vista de página 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 31 32

Comentários a estes Manuais

Sem comentários