
4.2 Ruajtja e ushqimeve të
ngrira
Kur e ndizni për herë të parë ose pas një
periudhe të gjatë mospërdorimi, lëreni
pajisjen të punojë të paktën 2 orë
përpara se të futni produkte në ndarje.
Sirtarët e ngrirësit sigurojnë gjetjen e
lehtë dhe të shpejtë të pakos së ushqimit
që dëshironi. Nëse ju duhet të
magazinoni sasi të mëdha ushqimi, hiqni
gjithë sirtarët përveç sirtarit të poshtëm
që duhet të jetë në vend për të siguruar
qarkullim të mirë të ajrit. Në të gjitha
raftet është e mundur vendosja e
ushqimeve që dalin jashtë deri në 15 mm
nga dera.
PARALAJMËRIM!
Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull
për shkak të shkëputjes së
rrymës elektrike, nëse
mungesa e energjisë
elektrike ka zgjatur më
shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave
teknike në “koha në rritje”,
ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të
gatuhet menjëherë e më pas
të vendoset sërish në ngrirje
(pasi është ftohur).
4.3 Ruajtja e ushqimit në
ndarjen e ngrirësit
Mbulojeni me kapak ose mbështilleni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë.
Vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
Mbajeni ushqimin në të gjitha raftet jo më
afër se 20 mm nga pareti i pasmë dhe 15
mm nga dera.
5. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Pastrimi i pjesës së
brendshme të pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë
të parë, pastroni pjesën e saj të
brendshme dhe gjithë aksesorët e
brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të
një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
KUJDES!
Mos përdorni detergjent,
pluhura gërryes, klor apo
pastrues me bazë vaji, pasi
këto mund të dëmtojnë
sipërfaqet e lëmuara.
5.2 Pastrimi periodik
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni ndonjë nga tubat
dhe/ose kabllot brenda
pajisjes.
SHQIP 7
Comentários a estes Manuais