Electrolux EN3487AOX Manual do Utilizador Página 12

  • Descarregar
  • Adicionar aos meus manuais
  • Imprimir
  • Página
    / 44
  • Índice
  • MARCADORES
  • Avaliado. / 5. Com base em avaliações de clientes
Vista de página 11
Mos e lëvizni raftin e madh të ulët
të derës për të siguruar një
qarkullim të mirë të ajrit.
4.10 Kontrolli i lagështisë
Kur ruani perime dhe fruta në frigorifer,
bëni mirë që t'i vendosni ato brenda në
sirtar. Frigoriferi siguron që temperatura të
mbetet e ulët, duke ngadalësuar kështu
prishjen. Në kushte normale, kur sirtari i
perimeve nuk mbushet plotësisht dhe kur
mban një përzierje me fruta dhe perime,
kontrolli i lagështisë duhet të vendoset në
pozicionin më të lartë të lagështisë që
tregohet nga pika e madhe. Kjo do të
thotë që grila e sipërme është e mbyllur
dhe që brenda sirtarit ruhet një nivel i lartë
lagështie. Ky duhet të jetë cilësimi
standard. Ndonjëherë, kur sirtari është
mbushur shumë, ekzistoni rreziku që
perimet të mos ftohen mirë; në këto raste
duhet t'i hapni fletët e grilës drejt pikës së
vogël. Perimet ftohen normalisht vetë
duke avulluar ujin dhe në rastin e fletëve të
mbyllura, ekziston rreziku i grumbullimit të
pikave dhe pellgjeve të ujit brenda.
Perimet që mund të prodhojnë sasi të
mëdha uji janë lakrat, kërpudhat, brokolit
dhe karotat. Në rastet kur përzierja
përmban mollë dhe fruta, mund të jetë ide
e mirë që t'i mbani pak të hapura fletët në
rast se ka rrezik akumulimi etileni brenda.
Etileni është hormon rritjeje që lëshohet
nga disa fruta dhe zarzavate, të cilat
mund t'i dëmtojnë disa dhe mund të
përshpejtojnë procesin e prishjes te të
tjerat.
4.11 Sirtari Freshzone
Ky mekanizëm mundëson ftohjen e
shpejtë të ushqimeve dhe temperaturë
më të njëtrajtshme në sirtar.
Për të aktivizuar funksionin:
1.
Ndizni funksionin e blerjeve.
2.
Treguesi i blerjeve ndizet.
3.
Rrëshqitni fletëzën lart siç tregohet në
figurë.
Për të çaktivizuar funksionin:
1.
Rrëshqiteni fletëzën poshtë.
2.
Çaktivizoni funksionin e blerjeve.
3.
Treguesi i blerjeve fiket.
Funksioni çaktivizohet
automatikisht pas disa orësh.
4.12 Modaliteti FreshZone
Nëse dhomëza nuk nevojitet si
FreshZone, cilësimet mund të ndryshohen
për ta përdorur si sirtar me temperaturë të
ulët.
Rrëshqitni fletëzën lart siç tregohet në
figurë.
Për ta çaktivizuar funksionin, rrëshqisni
për poshtë fletëzën.
12
www.electrolux.com
Vista de página 11
1 2 ... 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 ... 43 44

Comentários a estes Manuais

Sem comentários