
3. FUNKSIONIMI
3.1 Paneli i kontrollit
1
Treguesit e temperaturës LED
2
FastFreeze
3
Rregullatori i temperaturës
3.2 Ndezja e
Vendoseni spinën në prizën e murit.
3.3 Funksioni FastFreeze
Ju mund të aktivizoni funksionin
FastFreeze duke shtypur butonin
FastFreeze.
LED që korrespondon me treguesin e
simbolit FastFreeze ndriçon.
Ju mund të çaktivizoni funksionin
FastFreeze duke shtypur sërish butonin
FastFreeze.
Treguesi FastFreeze do të fiket.
Ky funksion ndalon
automatikisht pas 52 orësh.
3.4 Rregullimi i temperaturës
Për të përdorur pajisjen, prekni
rregullatorin e temperaturës derisa drita
LED që korrespondon me temperaturën
e kërkuar të ndizet. Përzgjedhja është
progresive, e ndryshon nga 2°C deri në
8°C.
Cilësimi më i ftohtë: +2°C.
Cilësimi më i ngrohtë: +8°C.
Në përgjithësi, më i
përshtatshëm është një
cilësim mesatar.
Zgjidhni cilësimin duke pasur parasysh
se temperatura brenda pajisjes varet
nga:
• temperatura e dhomës
• shpeshtësia e hapjes së derës
• sasia e ushqimit të depozituar
• vendndodhja e pajisjes.
1. Prekni rregullatorin e temperaturës.
Treguesi i temperaturës aktuale pulson.
Sa herë që prekni rregullatorin e
temperaturës, cilësimi lëviz me një
pozicion. Drita korresponduese LED
pulson për pak kohë.
2. Prekni rregullatorin e temperaturës
derisa të përzgjidhet temperatura e
kërkuar.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
4.1 Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe
për ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta,
aktivizoni funksionin FastFreeze të
paktën 24 orë përpara se të vendosni
ushqimin që do të ngrini, në dhomëzën e
ngrirësit.
www.electrolux.com6
Comentários a estes Manuais