
13. FURRA - KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
13.1 Shënime mbi pastrimin
• Pastroni pjesën e përparme të
pajisjes me një copë të butë me ujë të
ngrohtë dhe një agjent pastrues.
• Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent pastrimi për këto
sipërfaqe.
• Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi.
Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
ushqimeve të tjera mund të shkaktojë
zjarr.
• Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
• Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen.
Përdorni një leckë të butë me ujë të
ngrohtë dhe agjent pastrues.
• Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin,
mos i pastroni duke përdorur lëndë
agresive, sende me cepa të mprehta
ose në enëlarëse. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtime veshjes së
pajisjes.
13.2 Pajisjet prej inoksi ose
alumini
Pastrojeni derën e furrës
vetëm me leckë ose sfungjer
të lagur. Thajeni me leckë të
butë.
Mos përdorni tel krues, acide
ose materiale gërryese, pasi
ato mund të dëmtojnë
sipërfaqen e furrës. Pastroni
panelin e kontrollit të furrës
duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
13.3 Heqja dhe instalimi i
paneleve prej xhami të furrës
Mund t'i hiqni panelet e brendshme prej
xhami për t'i pastruar. Numri i paneleve
prej xhami është i ndryshëm për modele
të ndryshme.
PARALAJMËRIM!
Gjatë procesit të pastrimit,
mbajeni derën e furrës
paksa të hapur. Kur e hapni
plotësisht, dera mund të
mbyllet aksidentalisht dhe
mund të shkaktojë dëmtime.
PARALAJMËRIM!
Mos e përdorni pajisjen pa
panelet prej xhami.
1. Hapeni derën derisa ajo të arrijë një
kënd prej rreth 30°. Kur e hapni pak,
dera qëndron vetë.
2. Kapeni kornizën (B) në skajin e
sipërm të derës nga të dyja anët dhe
shtyjeni brenda për të çliruar
mbërtheckën.
3. Tërhiqeni kornizën e derës përpara
për ta hequr.
PARALAJMËRIM!
Kur nxirrni panelet prej
xhami, dera e furrës ka
tendencën të mbyllet.
SHQIP 23
Comentários a estes Manuais