
1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me
pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona
me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë
eksperiencë dhe njohuri, nëse këta
mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e pajisjes
nga një person që është përgjegjës për
sigurinë e tyre.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të
kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instaloj këtë pajisje.
• Hiqni të gjithë paketimin.
• Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
• Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
• Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
• Sigurohuni që ajri të mund të qarkullojë
përreth pajisjes.
• Prisni të paktën 4 orë përpara se të
lidhni pajisjen me energjinë elektrike.
Kjo bëhet që vaji të lejohet të rrjedhë
përsëri te kompresori.
• Mos e instaloni pajisjen pranë
radiatorëve, sobave, furrave ose vatrave
të gatimit.
• Vetëm për pajisjet me lidhje uji:
lidheni vetëm me furnizimin me ujë të
pijshëm.
• Pjesa e pasme e pajisjes duhet të
qëndrojë kundrejt murit.
• Mos e instaloni pajisjen atje ku ka dritë
të drejtpërdrejtë dielli.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
• Pajisja duhet tokëzuar.
• Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
• Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
• Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
• Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatuese.
• Sigurohuni që të mos dëmtoni pjesët
elektrike (p.sh. spinën e rrjetit, kabllon e
rrjetit, kompresorin). Kontaktoni
Shërbimin ose një inxhinier elektrik për
të ndërruar pjesët elektrike.
• Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
• Kablloja e rrjetit duhet të qëndrojë nën
nivelin e spinës së rrjetit.
• Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke
e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
1.3 Përdorimi
• Kjo pajisje është vetëm për përdorim në
shtëpi dhe për përdorime të ngjashme,
si p.sh.:
– Zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune
–Ferma
SHQIP 3
Comentários a estes Manuais