
• Ajri duhet të qarkullojë lirshëm përreth
pajisjes. Mos e pengoni rrjetën e përparme
të ventilimit ose rrjetat e hyrjes së ajrit që
ndodhen në pjesën e pasme të pajisjes.
• Për të mbajtur dridhjet dhe zhurmën në një
nivel minimal kur tharësja është në punë e
sipër, duhet të vendoset mbi jnë sipërfaqe
të qëndrueshme e të niveluar.
• Pasi ta keni vendosur në vendin e saj të
përhershëm të punës, kontrolloni që
tharësja të jetë tërësisht e niveluar me
ndihmën e një niveluesi. Nëse nuk është në
ekuilibër, ngrini ose ulni këmbëzat derisa të
nivelohet.
• Këmbëzat nuk duhen të hiqen asnjëherë.
Mos kufizoni hapësirën e dyshemesë me
tapete të trashë, dërrasa ose gjëra të
ngjashme. Kjo mund të shkaktojë
grumbullimin e nxehtësisë, çka do të
vështirësonte dhe punën e pajisjes.
E rëndësishme
• Ajri i nxehtë i lëshuar nga tharësja e rrobave
mund të arrijë temperatura deri në 60°C.
Për këtë arsye, pajisja nuk duhet të
vendoset mbi dysheme që nuk i rezistojnë
temperaturave të larta.
• Gjatë procesit të punës së tharëses së
rrobave, temperatura e ambientit nuk
duhet të jetë më e ulët se +5°C dhe më e
lartë se 35°C, pasi kjo mund të ndikojë
negativisht në performancën e pajisjes.
• Nëse e zhvendosni pajisjen, duhet ta bëni
këtë vertikalisht.
• Pajisja nuk duhet të vendoset pas një derë
që kyçet, një dere rrëshqitëse apo një dere
me një menteshë në krahun e kundërt të
asaj të pajisjes, për të mos penguar hapjen
e plotë të derës së pajisjes.
Heqja e paketimit të sigurisë gjatë
transportit
Kujdes
Përpara përdorimit, duhen hequr të gjitha
paketimet që janë përdorur për transportin.
1. Hapni derën e pajisjes
2. Hiqni shiritat e ngjitësit nga brendësia e
pajisjes, që ndodhen në pjesën e sipërme
të kazanit.
3. Hiqni tubat me letër alumini dhe pjesët
prej polistireni (bukëpeshku) nga pajisja.
Shpaketoni varësen e tharjes
Kujdes Përpara se të përdorni pajisjen,
duhet të hiqni nga kazani gjithë
materialet paketues si dhe varësen e
tharjes. Brendësia e kazanit duhet të jetë
e pastër.
4 3
1 2
Për të shpaketuar skarën:
1. Hiqni pjesën prej bukëpeshku duke e
tërhequr atë jashtë.
36 electrolux
Comentários a estes Manuais